By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali – Israng: Partneriteti me Gjermaninë dhe reformat konkrete përshpejtojnë rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali – Israng: Partneriteti me Gjermaninë dhe reformat konkrete përshpejtojnë rrugën evropiane
Maqedoni

Sali – Israng: Partneriteti me Gjermaninë dhe reformat konkrete përshpejtojnë rrugën evropiane

admin
Last updated: 28/11/2026 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Kristof Israng, drejtor për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Siç njoftuan nga Ministria për Çështje Evropiane, në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe zbatimi i Agjendës së Reformave.

Ministri Sali vlerësoi Gjermaninë si partner strategjik dhe mbështetëse të vazhdueshme të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit zhvillimor dhe të mbështetjes së GIZ-it për institucionet, përfshirë zbatimin e Agjendës së Reformave dhe shkëmbimin rajonal të përvojave.

Në takim u diskutua nevoja për një proces zgjerimi të drejtë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita. Ministri nënvizoi gatishmërinë për dialog konstruktiv mbi çështjet e hapura dhe rëndësinë e finalizimit të udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe reformën e administratës publike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe përfitimeve të integrimit gradual. Ministri përmendi përfitimet e prekshme të pjesëmarrjes në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe mundësitë që sjellin nismat për lidhshmërinë digjitale dhe uljen e kostove të roamingut.

Siç njoftojnë nga Ministria, bashkëbiseduesit trajtuan edhe perspektivën e politikës së zgjerimit, përgatitjen e Bashkimit Evropian për anëtarë të rinj dhe rëndësinë e një kuadri financiar shumëvjeçar të parashikueshëm, që mbështet reformat, investimet dhe afrimin ekonomik.

Ministri Sali riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për rezultate të matshme në reforma dhe për thellimin e partneritetit me Gjermaninë, me synimin që integrimi evropian të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset. 

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni
Next Article Zyrtare: Këta janë tre kandidatët për postin e presidentit të FIFA-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?