By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri
Maqedoni

“One Stop Shop” me Shqipërinë, Mela: Pesë pikat kufitare pritet të funksionalizohen deri në Vitin e Ri

admin
Last updated: 28/11/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Kryetari i Komunës së Dibrës dhe anëtari i Kuvendit qendror të VLEN-it, Fisnik Mela ka deklaruar se procesi për funksionalizimin e sistemit “One Stop Shop” me Shqipërinë ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa pesë pikat kufitare pritet të bëhen funksionale deri në Vitin e Ri.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Mela tha se ka qenë personalisht i angazhuar dhe ka lobuar për realizimin e kësaj nisme, duke qenë i përfshirë që nga hapat e parë të procesit, përfshirë komunikimin me Ministritë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai bëri të ditur se marrëveshja tashmë është miratuar nga të dyja qeveritë, është nënshkruar në qytetin e Peshkopisë dhe është ratifikuar në Kuvendet e të dy vendeve.

“Është bërë nënshkrimi në qytetin e Peshkopisë të Shqipërisë, u bë ratifikimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Jemi në fazën finale dhe deri në Vitin e Ri praktikisht pesë pikat kufitare do të jenë funksionale”, deklaroi Mela.

Më tej, ai tregoi se gjatë ditës së djeshme kanë vizituar pikën kufitare të Qafë Thanës ku është informuar nga shërbimet kufitare për ecurinë e procesit dhe përgatitjet teknike.

Sipas Melës, fillimisht sistemi “One Stop Shop” do të nisë funksionimin në Qafë Thanë, për të vazhduar më pas në pikat kufitare të Bllatës, Xhepishtës dhe Shën Naumit.

Funksionalizimi i këtij sistemi synon të lehtësojë procedurat e kalimit kufitar dhe të shkurtojë kohën e pritjes për qytetarët që udhëtojnë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen
Next Article AUV-Maqedoni: Ka filluar vaksinimi i bagëtive të vogla kundër lisë së deleve dhe dhive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?