By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari nga Manila: Zotime për mbrojtje më të fortë ligjore të fëmijëve nga dhuna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari nga Manila: Zotime për mbrojtje më të fortë ligjore të fëmijëve nga dhuna
Maqedoni

Shasivari nga Manila: Zotime për mbrojtje më të fortë ligjore të fëmijëve nga dhuna

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manila, 19 nëntor, Argument – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, prezantoi në emër të Qeverisë zotimet për forcimin e mbrojtjes ligjore dhe institucionale të fëmijëve nga dhuna, në ditën e dytë të Konferencës së Dytë Globale Ministrore për Eliminimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Manila të Filipineve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, në mesin e përparësive të paraqitura janë ndalimi ligjor i martesave para moshës 18-vjeçare, forcimi i mbrojtjes nga dhuna fizike dhe digjitale, si dhe krijimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët viktima të dhunës.

Ministria njoftoi se vëmendje iu kushtua edhe parandalimit të dhunës në shkolla dhe funksionalizimit të ekipeve ndërsektoriale në të gjitha qendrat për punë sociale, për të identifikuar rreziqet në kohë dhe për të bashkërenduar reagimin e institucioneve.

Ndër zotimet e prezantuara janë edhe krijimi i një sistemi të unifikuar për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, si dhe zhvillimi i mekanizmave më efikasë për mbrojtjen e fëmijëve që janë në kontakt me sistemin e drejtësisë.

Shasivari theksoi se zotimet ndërkombëtare duhet të shoqërohen me zgjidhje konkrete ligjore dhe mekanizma funksionalë institucionalë. Ai tha se përgjegjësia vazhdon edhe pas konferencave, përmes përgatitjes së ligjeve, forcimit të institucioneve dhe krijimit të kushteve për mbrojtje të qasshme për çdo fëmijë, njoftoi ministria.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti mohon se nepotizmi dhe korrupsioni ekzistojnë në Kosovë, kërkon nga Musliu dëshmi për punësimet familjare
Next Article Tetovari denoncon grafit në murin e shtëpisë, policia po heton rastin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?