By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Ferati priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së, Ambasadorin Kamp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Ferati priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së, Ambasadorin Kamp
Maqedoni

Ministri Ferati priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së, Ambasadorin Kamp

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, priti sot për takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Kristof Kamp, në kuadër të vizitë së tij zyrtare në Shkup.

Ministri e falënderoi ambasadorin për mbështetjen të cilën zyra e tij dhe Misioni i OSBE-së në Shkup po japin për përpilimin e Strategjisë së re për ndërkulturalizmin dhe kohezionin shoqëror, duke e siguruar se ky proces vazhdon të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Ai po ashtu theksoi se Maqedonia e Veriut i njeh grupet etnike si komunitete me status kushtetues dhe të drejta të barabarta, por që kohezioni shoqëror duhet kultivuar në një fazë të re të bashkëpunimit përtej menaxhimit të dallimeve e tensioneve të mundshme ndëretnike.

Ministri dhe ambasadori Kamp u pajtuan se, megjithëse shtetet kanë specifikat e tyre, praktikat e mira ndërkombëtare mund të ndihmojnë në tejkalimin e dallimeve midis komuniteteve të ndryshme si dhe t’u japin komunave një rol më të theksuar në zbatimin e strategjisë dhe masave për komunikim të shtuar ndëretnik.

Ministri Ferati i njoftoi përfaqësuesit e OSBE-së për prioritetet e strategjisë së re, sfidat e implementimit dhe u shpreh se në fokus të ministrisë janë kryesisht fusha e arsimit dhe puna me fëmijët e moshave shkollore si dhe me të rinjtë në përgjithësi, me qëllim të krijimit të hapësirave të përbashkëta për bashkëveprim dhe aktivitete të përbashkëta, pjesa më e madhe e të cilave nuk kërkon mjete të majme financiare, por mbi të gjitha vullnet të mirë dhe qasje pozitive.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama pjesë e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, pritet nga Merz
Next Article Studimi: Islami, feja më e përhapur në 2035/ Ndryshon harta. Më shumë myslimanë në Pakistan, Kongo e para për të krishterët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?