By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studimi: Islami, feja më e përhapur në 2035/ Ndryshon harta. Më shumë myslimanë në Pakistan, Kongo e para për të krishterët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Studimi: Islami, feja më e përhapur në 2035/ Ndryshon harta. Më shumë myslimanë në Pakistan, Kongo e para për të krishterët
Bota

Studimi: Islami, feja më e përhapur në 2035/ Ndryshon harta. Më shumë myslimanë në Pakistan, Kongo e para për të krishterët

admin
Last updated: 28/11/2026 13:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

 Harta fetare e botës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme në dekadat e ardhshme. Sipas një studimi të ri të Qendrës Kërkimore Pew, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët për nga numri i besimtarëve deri në vitin 2035, duke e renditur Islamin si fenë më të përhapur në botë.

Të dhënat e studimit tregojnë se gratë myslimane kanë mesatarisht tre fëmijë, ndërsa ato të krishtera rreth dy. Vetëm në periudhën 2020–2025, nënat myslimane sollën në jetë rreth 252 milionë fëmijë, kundrejt 208 milionëve nga nënat e krishtera.

Në vitin 2020, në nivel global numëroheshin rreth 2 miliardë e 270 milionë të krishterë dhe 2 miliardë e 20 milionë myslimanë.

Por projeksionet afatgjata tregojnë një ndryshim të ndjeshëm të këtyre raporteve. Deri në vitin 2070, numri i myslimanëve pritet të arrijë në 3.6 miliardë, ndërsa ai i të krishterëve në rreth 2.9 miliardë.

Në këtë skenar, myslimanët do të përfaqësonin 35,8 për qind të popullsisë së përgjithshme botërore, ndërsa të krishterët 29,1 për qind.

Ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te numri i besimtarëve, por edhe te shpërndarja e tyre gjeografike. Afrika Sub-Sahariane pritet të bëhet qendra kryesore e krishterimit, duke pritur më shumë se gjysmën e të krishterëve në botë deri në vitin 2070.

Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos parashikohet të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për numrin e popullsisë së krishterë.

Edhe në botën myslimane pritet një ndryshim i rëndësishëm. Pakistani mund të marrë vendin e parë si shteti me numrin më të madh të myslimanëve, duke lënë pas Indonezinë, e cila aktualisht kryeson këtë renditje.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Ferati priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së, Ambasadorin Kamp
Next Article OEMVP mirëpriti në takim përfaqësues të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe Swisscontact

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?