By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët braktisin autobusët, transporti publik në kaos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët braktisin autobusët, transporti publik në kaos
Maqedoni

Studentët braktisin autobusët, transporti publik në kaos

admin
Last updated: 28/11/2026 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument –Rrëmuja, pritjet e gjata dhe mosfunksionimi i kartelave studentore për transportin publik kanë bërë që shumë studentë të mos e shfrytëzojnë transportin publik në Shkup.

Studentët që kanë alternativa të tjera, si biçikletat dhe trotinetë elektrikë, po i përdorin ato në vend të autobusëve, ndërsa studentët që nuk kanë mundësi të tilla detyrohen të shkojnë në këmbë deri në universitet. Në pyetjen se perse nuk e shfrytëzojnë transportin publik ja se si u përgjigjën studentët;

”Janë të stërmbushur, shumë pensionistë që luftojnë të ngjiten në autobusë e ndonjëherë nuk vjen as autobusi dhe nuk punojnë as kartelat digjitale”;tha nje Studente.

”E kam patjetër ta përdori transportin publik pasi e kam alternativen e vetme. E ju? Unë mundëm edhe në këmbë të vij. Aplikacioni është i mirë por shpesh here tregon që ka autobusë e në fakt nuk ka autobus”tha nje Studente.

”Jo nuk e shfrytëzoj transportin publik pasi kam leje për vozitje. Pse e shmang transportin publik? Pasi ka shumë rrëmujë dhe nuk vijnë autobusët”tha nje Studente.

”Shumë rrallë e përdori transportin publik për shkak të rrëmujës e sidomos të martën dhe të premten shkaku i pensionistëve dhe duhet të shtyhesh për të gjetur vend”tha nje Student.

Unë e shfrytëzoj çdo ditë transportin publik, kartela më funksionon dhe e kam në telefon e tjetrën nuk e di a funksionon por gjithçka është katastrofë në Shkup përfshirë edhe transportin publik. Ciao”tha nje Studente.

Studentë kanë raportuar brenda një dite se nuk mund ta përdorin transportin falas, për shkak të bllokimit të kartelave fizike dhe problemeve me biletat digjitale. Studentët kërkojnë zgjidhje urgjente, ndërsa NQP-ja thotë se problemet lidhen me të dhënat e pasakta dhe përdorimin e parregullt të biletave.

“Gjatë kontrolleve janë konstatuar adresa të pasakta të postës elektronike, përpjekje për instalimin e së njëjtës biletë në dy pajisje, gjë që shkakton bllokimin e saj, si dhe përdorim paralel i biletës digjitale dhe kartelës elektronike. Bllokimi i kartelave të deritanishme bëhet edhe për të parandaluar përdorimin e dyfishtë dhe keqpërdorimet e mundshme”thonë nga NQP-ja.

Nga NQP shtojnë se kalimi në biletë digjitale nuk e shfuqizon të drejtën e studentëve për transport falas.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Galerinë e Arteve në Tetovë hapet ekspozita “Toka”, marrin pjesë 29 artistë
Next Article Pa uniforma e me paga të vonuara, punëtorët e Higjienës Komunale nuk ndalen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?