By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biznesmeni Çifligaroski, i dyshuar në rastin “Zinxhiri”, kalon në arrest shtëpiak
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Biznesmeni Çifligaroski, i dyshuar në rastin “Zinxhiri”, kalon në arrest shtëpiak
Maqedoni

Biznesmeni Çifligaroski, i dyshuar në rastin “Zinxhiri”, kalon në arrest shtëpiak

admin
Last updated: 28/11/2026 13:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manastir, 19 nëntor, Argument – Stojan Çifligaroski nga paraburgimi në burgun e Shutkës kalon në arrest shtëpiak, me vendim të gjykatës, pas mendimit pozitiv të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë mendim pozitiv se propozimi i mbrojtjes së të dyshuarit Stojan Çifligaroski është i bazuar dhe se masa e paraburgimit duhet të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Këshilli Penal, duke vepruar në kuadër të propozimit të mbrojtjes dhe mendimit pozitiv të prokurorisë, mori vendim për pranimin e propozimit të mbrojtjes si propozim të dakorduar ndërmjet palëve dhe zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Njëkohësisht, gjykata caktoi edhe masën e kujdesit, përkatësisht konfiskimin e dokumenteve të vlefshme të udhëtimit të të dyshuarit, gjithsej dy pasaporta.

Ky vendim bazohet në mendimin pozitiv të prokurorisë, ku thuhet se procedura hetimore është në fazën përfundimtare, si dhe në gjendjen shëndetësore dhe familjare të të dyshuarit, të dëshmuara me dokumentacion mjekësor.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve nga pranimi i tij, por ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit, njoftuan nga Gjykata Penale.

Çifligaroski u kthye në Maqedoni më 22 shtator të këtij viti. Ai u dorëzua pas disa vitesh arrati dhe kërkohej me fletarrest qendror, të lëshuar me urdhër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Biznesmeni nga Manastiri është i dyshuar në rastin “Zinxhiri”, në të cilin fillimisht u akuzuan 22 pronarë dhe drejtorë të 19 kompanive. Sipas hetimeve, përmes lëshimit të ndërsjellë të faturave për mallra dhe shërbime fiktive, me qëllim që të paguanin më pak ose të shmangnin plotësisht pagesën e TVSH-së, nga fillimi i vitit 2019 deri në fund të vitit 2021, ata i shkaktuan buxhetit dëm prej 8 milionë eurosh.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës
Next Article Vëllezërit Ismet dhe Endrit Ademi, që po krahashen me vëllezërit Klitschko

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?