By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB pjesë e aksionit ndërkombëtar të ROADPOL-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB pjesë e aksionit ndërkombëtar të ROADPOL-it
Maqedoni

MPB pjesë e aksionit ndërkombëtar të ROADPOL-it

admin
Last updated: 28/11/2026 13:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor, Argument – Policia e trafikut e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut (ROADPOL), në periudhën nga 16 deri më 22 nëntor 2026 po realizon kontrolle të intensifikuara rrugore në kuadër të aksionit ndërkombëtar “Truck & Bus”, që synon rritjen e sigurisë së autobusëve dhe automjeteve transportuese në qarkullimin rrugor.

Siç njoftojnë nga MPB, qëllimi i aksionit është parandalimi i aksidenteve rrugore, zbulimi dhe sanksionimi me kohë i kundërvajtjeve, si dhe ngritja e nivelit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Gjatë kontrolleve, vëmendje e veçantë i kushtohet gjendjes teknike dhe pajisjeve të sigurisë së autobusëve dhe automjeteve transportuese, përmbushjes së kushteve ligjore për transportin e organizuar të fëmijëve, si dhe respektimit të rregullave gjatë organizimit të udhëtimeve shkollore, edukative dhe rekreative. Gjithashtu, kontrollohen gjendja psikofizike dhe aftësia e shoferëve për drejtimin e sigurt të automjeteve, si dhe përmbushja e detyrimeve të tjera ligjore në transportin rrugor”.

“Paralelisht me këto aktivitete, zyrtarët policorë realizojnë kontrolle të intensifikuara edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, me theks të veçantë në mosrespektimin e kufizimeve të shpejtësisë, drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikotrope, mospërdorimin e rripit të sigurisë, transportin e parregullt të udhëtarëve dhe kundërvajtjet e tjera që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë në rrugë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel shoferëve, transportuesve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të tregojnë një nivel të lartë përgjegjësie gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thonë nga MPB.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Institucionet kërkojnë zgjidhje të përhershme të problemit me lëvizjen e pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë
Next Article Kuvendi vazhdon debatin për projektbuxhetin 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?