By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Katër shenja të menopauzës mashkullore që burrat shpesh i ngatërrojnë me plakjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Katër shenja të menopauzës mashkullore që burrat shpesh i ngatërrojnë me plakjen
Shëndetësi

Katër shenja të menopauzës mashkullore që burrat shpesh i ngatërrojnë me plakjen

admin
Last updated: 28/11/2026 13:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Andropauza, e njohur ndryshe si menopauza mashkullore, është një proces që mund të prekë disa burra gjatë të dyzetave dhe të pesëdhjetave.

Ajo lidhet me rënien graduale të nivelit të testosteronit dhe mund të shfaqet përmes ndryshimeve në humor, dëshirës seksuale dhe gjendjes fizike.

Megjithatë, ka disa shenja më pak të njohura që burrat shpesh ia atribuojnë plakjes normale. Profesori Tet Yap, kirurg andrologjik dhe profesor i urologjisë, ka veçuar katër prej tyre për Metro.

1. Dobësimi i kockave

Testosteroni ndihmon në ruajtjen e dendësisë së kockave. Kur niveli i tij mbetet për një kohë të gjatë shumë i ulët, mund të rritet rreziku i osteoporozës, një gjendje që i bën kockat më të dobëta dhe më të brishta.

Kjo humbje mund të ndodhë pa shenja të dukshme paralajmëruese, derisa të shfaqet një frakturë. Sipas Yap, osteoporoza nuk është problem vetëm i grave, pasi mund të prekë edhe burrat.

2. Afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës

Edhe pse lidhen kryesisht me menopauzën tek gratë, afshet e nxehta mund të shfaqen edhe tek burrat me rënie të ndjeshme të testosteronit.

Kjo mund të shoqërohet me djersitje gjatë natës dhe ndjesi të papritura të nxehtësisë. Megjithatë, këto simptoma mund të kenë edhe shkaqe të tjera, si infeksionet, problemet me tiroiden, alkooli apo përdorimi i disa ilaçeve.

3. Ndryshimet në ejakulim

Përveç uljes së dëshirës seksuale dhe problemeve me ereksionin, testosteroni i ulët mund të shoqërohet edhe me vonesë të ejakulimit dhe zvogëlim të vëllimit të tij.

Sipas specialistit, shumë burra nuk flasin për këto ndryshime, duke i konsideruar pjesë të natyrshme të plakjes. Megjithatë, kombinimi i dëshirës së ulët seksuale, mungesës së ereksioneve në mëngjes dhe vështirësive me ereksionin mund të jetë një tregues më domethënës i mungesës së testosteronit.

4. Ndryshimet në pamjen fizike

Rënia e testosteronit mund të ndikojë edhe në pamjen e jashtme. Shenjat përfshijnë zvogëlimin e masës muskulore, hollimin e flokëve, zvogëlimin e testikujve dhe zmadhimin e indit të gjirit, i njohur si gjinekomasti.

Yap këshillon që këto ndryshime të diskutohen me mjekun, veçanërisht kur shoqërohen me probleme seksuale ose shqetësime të tjera shëndetësore.

Specialisti thekson se lodhja, gjumi i dobët, shtimi në peshë dhe humori i ulët nuk lidhen domosdoshmërisht me testosteronin e ulët. Ato mund të shkaktohen edhe nga stresi, depresioni, diabeti, sëmundjet e zemrës apo përdorimi i disa medikamenteve.

Për këtë arsye, diagnoza duhet të mbështetet në vlerësimin mjekësor dhe analizat hormonale, jo vetëm në praninë e disa simptomave.

You Might Also Like

Personat mbi 40 vjeç, duhet të konsumojnë këto ushqime

Pse nuk duhet ta mbani telefonin në dorë kur vraponi

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Ulje-ngritjet tregues i mirë i shëndetit të zemrës

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit me këto metoda natyrale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani
Next Article Urth apo atak në zemër? Kardiologët tregojnë si të dalloni simptomat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?