By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB u bën apel prindërve dhe opinionit publik: Dalloni rrezikun e grupit “764” – Mbroni fëmijët!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB u bën apel prindërve dhe opinionit publik: Dalloni rrezikun e grupit “764” – Mbroni fëmijët!
Maqedoni

MPB u bën apel prindërve dhe opinionit publik: Dalloni rrezikun e grupit “764” – Mbroni fëmijët!

admin
Last updated: 28/11/2026 13:16
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel prindërve, kujdestarëve, mësimdhënësve dhe opinionit të gjerë për kujdes të madh lidhur me dukurinë e njohur si „764” – një komunitet i dhunshëm onlajn, anëtarët e të cilit shënjestrojnë fëmijët, të miturit dhe personat e tjerë të rrezikuar, me qëllim manipulimin, frikësimin dhe detyrimin e tyre për të kryer veprime të rrezikshme dhe të dhunshme.

Siç informon MPB-ja, për seriozitetin e kësaj dukurie paralajmërojnë edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ndër të cilat edhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), e cila grupin “764” e ndërlidh me komunitete më të gjera të ekstremizmit të dhunshëm nihilist dhe grupe të ngjashme.

Ky apel, shtojnë nga atje ka karakter parandalues – synon informimin me kohë të opinionit publik për mënyrat e veprimit të këtyre grupeve, rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe mundësitë për mbrojtjen e tyre.

“Si funksionon grupi „764”? Grupi „764” vepron përmes rrjeteve të ndryshme sociale, aplikacioneve të komunikimit dhe platformave të lojërave onlajn. Për të vendosur kontakt me viktimat e mundshme, anëtarët e tij përdorin platforma si Discord, Telegram, Roblox, Instagram, TikTok, Snapchat, Reddit, X (ish-Twitter), Minecraft dhe Fortnite. Kontakti me fëmijët dhe të rinjtë zakonisht vendoset duke u paraqitur si bashkëmoshatarë të tyre ose si persona të interesuar për një miqësi apo marrëdhënie emocionale. Pasi fitojnë besimin e tyre, fillojnë manipulimet, kërcënimet dhe shantazhet, me qëllim që t’i detyrojnë të ndajnë fotografi dhe video intime, të vetëlëndohen, të ushtrojnë dhunë ndaj personave të tjerë ose kafshëve, madje edhe të ndërmarrin veprime që mund të kenë pasoja kërcënuese për jetën”, paralajmërojnë nga MPB-ja.

Gjithashtu nga Ministria theksojnë se materialet që arrijnë t’i sigurojnë më pas i përdorin si mjet për frikësim, shantazh dhe kontroll të mëtejshëm ndaj viktimave.

Cilat janë shenjat që duhet t’i vërejnë prindërit? MPB u bën apel prindërve dhe kujdestarëve që t’u kushtojnë vëmendje të veçantë ndryshimeve të mundshme në sjelljen e fëmijëve, siç janë:
*Ndryshime të papritura në sjellje, izolim, frikë, shqetësim ose nervozizëm;
*Fshehtësi e shtuar gjatë përdorimit të telefonit celular ose kompjuterit;
*Komunikim intensiv me persona të panjohur përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online;
*Pranimi i mesazheve kërcënuese, shantazheve ose kërkesave për dërgimin e fotografive dhe videove;
*Lëndime të pashpjegueshme, prerje, gërvishtje ose shenja të tjera të mundshme të vetëlëndimit;
*Shprehje të dëshpërimit ose biseda për vdekjen dhe vetëvrasjen.
Këto ndryshime nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se fëmija është viktimë e një grupi të tillë, por nëse vërehen, është e rëndësishme të mos injorohen. Nevojitet një qasje e kujdesshme, bisedë e hapur me fëmijën dhe, nëse ekziston dyshim për abuzim, reagim në kohë.

“Si t’i mbrojmë fëmijët? Prindërit duhet të bisedojnë rregullisht me fëmijët për aktivitetet e tyre në internet, të tregojnë interes për personat me të cilët komunikojnë dhe për përmbajtjet që ndjekin, si dhe t’i edukojnë për rreziqet e ndarjes së të dhënave personale, fjalëkalimeve, fotografive dhe videove intime me persona të panjohur. Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët ta dinë se, nëse dikush i shantazhon, i frikëson ose i manipulon, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga prindërit, kujdestarët, mësimdhënësit ose institucionet kompetente. Ata nuk duhet të ndihen fajtorë dhe as të kenë frikë të denoncojnë rastin, pavarësisht rrethanave”, theksojnë nga Ministria.

MPB bën thirrje që të denoncohet çdo dyshim apo rast, ndërsa ka njohuri, informacione ose dyshime për aktivitete që lidhen me grupin „764” ose grupe të tjera të ngjashme të dhunshme onlajn, denonconi ato pranë Sektorit për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në adresën elektronike: cybercrime@moi.gov.mk

“Nëse keni në dispozicion informacione që mund të ndihmojnë në trajtimin e rastit, ruani mesazhet, emrat e përdoruesve, lidhjet (linket) dhe të dhënat e tjera relevante. Mos u përballni drejtpërdrejt me personat që bëjnë kërcënime dhe mos ndërmerrni veprime që mund të rrezikojnë edhe më tej sigurinë e fëmijës. Mos shkarkoni dhe mos përcillni materiale eksplicite që përmbajnë pamje të të miturve”, thonë nga MPB-ja.

Nga atje theksojnë se mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi onlajn është përgjegjësi e përbashkët. Identifikimi me kohë i rrezikut, biseda e hapur me fëmijët dhe denoncimi i aktiviteteve të dyshimta mund të parandalojnë pasoja të rënda dhe të shpëtojnë jetë.

“MPB apelon: Kini kujdes, bisedoni me fëmijët dhe denonconi çdo aktivitet të dyshimtë!”, theksojnë nga Ministria. 

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mes tensioneve me Trumpin, Macron pret Kamala Harrisin në Paris
Next Article Pas tetë rasteve të vrasjes së grave, sot protestë para Qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?