By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuzeska: Banka Popullore e fsheh vendimin për Alta-n – si e vlerësoi Sllaveski rrezikun pas konsultimit me Mickoskin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuzeska: Banka Popullore e fsheh vendimin për Alta-n – si e vlerësoi Sllaveski rrezikun pas konsultimit me Mickoskin?
Maqedoni

Kuzeska: Banka Popullore e fsheh vendimin për Alta-n – si e vlerësoi Sllaveski rrezikun pas konsultimit me Mickoskin?

admin
Last updated: 28/11/2026 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Banka Popullore e fsheh vendimin për Alta Bankën. Si e ka vlerësuar Trajko Sllaveski rrezikun për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni pas konsultimit me Hristijan Mickoskin, pyeti Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse dhe anëtare e Kryesisë Ekzekutive të LSDM-së.

“Derisa Prokuroria hesht dhe nuk ka hapur hetim për Alta Bankën, e vërteta po del në shesh. Banka Popullore e fsheh vendimin se si Sllaveski e ka vlerësuar rrezikun për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni. Mediat e kanë kërkuar vendimin e Bordit Ekzekutiv të Bankës Popullore, i cili përbëhet nga guvernatori dhe zëvendësguvernatorët. Kanë theksuar se e kërkojnë pa informacionet eventuale të klasifikuara dhe të ndjeshme. Por nuk e kanë marrë”, tha Kuzeska.

Sipas saj, kjo është konfirmim i gjithçkaje që ka thënë LSDM-ja.

“E vërteta po fshihet nga opinioni për të mbuluar rastin dhe për të shpëtuar fajtorët që sollën në Maqedoni lavatriçen e parave të Vuçiqit. Guvernatori Sllaveski deklaroi publikisht se vendimin për Alta Bankën e kishte marrë në konsultim me Mickoskin. Prandaj po fshihet nga publiku. Përgjegjësia po troket në derën e Sllaveskit dhe Mickoskit. Në Ligjin për Bankat është e përcaktuar saktësisht se kur duhet të refuzohet kërkesa për përvetësimin e aksioneve. Neni 59, paragrafi 6, veçon rrezikun e lartë për stabilitetin, sigurinë dhe reputacionin e bankës, si dhe dyshimin e bazuar për origjinën ligjore të parave, integritetin ose identitetin e vërtetë të personit dhe personave të lidhur me të. Lidhjet e afërta, struktura pronësore ose organizative mund ta vështirësojnë mbikëqyrjen dhe ndërmarrjen e masave korrigjuese. Kjo është pjesë përbërëse edhe e kallëzimit penal që LSDM-ja e ka dorëzuar dhe për të cilin kanë kaluar 10 ditë pa u ndërmarrë asnjë veprim”, tha Kuzeska.

Ajo deklaroi se prokurori Saveski duhet të veprojë, të hapë hetim për Alta Bankën dhe, në përputhje me ligjin, të gjithë të mbajnë përgjegjësi.

“Nëse nuk vepron, do të bëhet bashkëfajtor dhe kjo duhet t’i jetë e qartë”, tha Kuzeska.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm nga UNICEF: Mbi gjysma e fëmijëve deri në 6 vjeç në RMV nuk shkojnë në çerdhe!
Next Article Manasievski: LSDM me gënjeshtra të reja për Alta Bankën, ankandin publik po përpiqet ta paraqesë si marrëveshje sekrete

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?