By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tone
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tone
Maqedoni

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tone

admin
Last updated: 28/11/2026 13:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Sh.T. z. Florian Qehaja, morën pjesë në manifestimin festiv për 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip. Manifestimin e organizoi Shkolla Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel. Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Sulejmani theksoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, të cilin e cilësoi si një nga ngjarjet më madhore të historisë kombëtare. Sipas tij, ai kongres hodhi themelet e njësimit të alfabetit shqip dhe i hapi rrugë zhvillimit të arsimit, kulturës dhe vetëdijes kombëtare.

Ai tha se gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit shqiptar, dhe se ruajtja e kultivimi i saj është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve arsimore, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë.

Sulejmani shtoi se përkushtimi për avancimin e arsimit në gjuhën amtare është i vazhdueshëm. Sipas tij, kjo përfshin kushte më të mira në shkolla dhe mundësi të barabarta për arsim cilësor për çdo fëmijë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për drejtoreshën Mevlide Kryeziu, mësimdhënësit dhe nxënësit për organizimin e manifestimit dhe për përkushtimin në ruajtjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

“Alfabeti na dha shkronjat, arsimi na jep dijen, ndërsa dija na jep fuqinë për të ndërtuar të ardhmen”, shkroi Sulejmani, duke uruar Ditën e Alfabetit Shqip.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ruzhin: Maqedonia po ndjek linjën amerikane lidhur me çështjen e Palestinës
Next Article Bashkëpunim ekonomik midis dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?