By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zelensky akuzon Moskën për sulme masive pas takimeve të Putinit në Kinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zelensky akuzon Moskën për sulme masive pas takimeve të Putinit në Kinë
Bota

Zelensky akuzon Moskën për sulme masive pas takimeve të Putinit në Kinë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 20 nëntor, Argument – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë, që deklaratat e mbështetjes për Ukrainën të shoqërohen me zbatimin konkret të marrëveshjeve për furnizimin me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore, pas një sulmi masiv rus dje gjatë natës, që shkaktoi të paktën tetë viktima, raportoi “Ukrainska Pravda”.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky deklaroi se mbështetja politike e aleatëve nuk është e mjaftueshme, në kushtet kur Rusia po vijon sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

“Është e rëndësishme të mos ketë vetëm deklarata të partnerëve në mbështetje të Ukrainës dhe ukrainasve, por edhe respektim të marrëveshjeve konkrete për mbrojtjen ajrore”, theksoi ai.

Presidenti ukrainas e lidhi intensifikimin e sulmeve ruse me takimet e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, në Kinë, duke deklaruar se Moska po përpiqet të kompensojë atë që ai e cilësoi si dështim ushtarak dhe diplomatik përmes sulmeve ndaj Ukrainës.

“Putini ka ndërmarrë një sulm masiv, pas takimeve në Kinë dhe dështimit të përpjekjes së tij për të ‘rishpërndarë’ botën”, shkroi Zelensky.

Sipas tij, Rusia po përpiqet të kompensojë vështirësitë në fushën ushtarake dhe diplomatike, përmes sulmeve dhe terrorit ndaj popullsisë ukrainase.

Në të njëjtin reagim, Zelensky bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishin njoftuar për furnizimin e Ukrainës me raketa PAC-2 dhe PAC-3, të cilat përdoren nga sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Sistemet “Patriot” janë ndër mjetet kryesore të mbrojtjes ajrore, që Ukraina përdor për të mbrojtur qytetet, infrastrukturën energjetike dhe objektet strategjike nga sulmet ruse.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen në një moment kur Kievi po kërkon nga aleatët perëndimorë, përshpejtimin e furnizimeve ushtarake, veçanërisht të sistemeve dhe municioneve të mbrojtjes ajrore, përballë intensifikimit të sulmeve ruse.

Zelensky theksoi se zbatimi i angazhimeve të marra nga partnerët, është thelbësor për të garantuar mbrojtjen e popullsisë dhe për të përballuar sulmet e vazhdueshme ndaj territorit ukrainas.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burnham: Marrëveshje historike për rivendosjen e marrëdhënieve BE-BM
Next Article Lagarde: Evropa duhet të veprojë përpara se krizat të bëhen të pakthyeshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?