By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”
Kosovë

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e artë”, në hapësirat stërvitore të kampit Vrelo.

Sipas njoftimit të NATOS, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi është organizuar në kuadër të prioritetit të këtij misioni “Ushtrohu dhe Parandalo” (Rehearse and Prevent), ndërsa pjesëmarrësit janë angazhuar në disa skenarë me intensitet të lartë, që simuluan situata komplekse emergjente.

Gjatë ushtrimit janë praktikuar procedurat e përbashkëta të komandimit, kontrollit dhe komunikimit, si dhe manovrat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me fokus në teknikat e shtensionimit të situatave dhe menaxhimin e rendit publik.

Një pjesë e ushtrimit përfshiu edhe simulimin e evakuimit të shpejtë mjekësor të personave të lënduar, me mbështetjen e helikopterëve të KFOR-it.

Po ashtu, specialistët e KFOR-it dhe FSK-së për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe menaxhimin e materialeve të rrezikshme kanë bashkëpunuar në identifikimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese të simuluara, si dhe në trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore.

KFOR-i ka theksuar se ushtrimet e tilla të përbashkëta janë të rëndësishme për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe për të siguruar që njësitë pjesëmarrëse të mund të reagojnë shpejt, në mënyrë efektive dhe të koordinuar ndaj krizave të mundshme.

Sipas misionit të NATO-s, përmes harmonizimit të taktikave dhe procedurave standarde të veprimit, institucionet forcojnë kapacitetet e përbashkëta për të parandaluar përshkallëzimin e situatave, për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

Në njoftim thuhet se përfundimi i suksesshëm i ushtrimit “Shpata e artë” dëshmon përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka theksuar se misioni i këtij mekanizmi është i përqendruar te njerëzit dhe siguria e tyre.

“Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, sigurinë e tyre dhe tonën. Për këtë jemi këtu, për ta ofruar këtë me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, ka deklaruar Vergori.

Ai ka theksuar rëndësinë e ushtrimit dhe ndërlidhjen e tij me mandatin afatgjatë të KFOR-it në Kosovë.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës mori pjesë në takimin e 14-të të vendeve anëtare të Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje
Next Article Klekovski viziton spitalin në Koçan: Me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë sigurohen pajisje të reja mjekësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?