By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski viziton spitalin në Koçan: Me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë sigurohen pajisje të reja mjekësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski viziton spitalin në Koçan: Me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë sigurohen pajisje të reja mjekësore
Maqedoni

Klekovski viziton spitalin në Koçan: Me mbështetjen e Ambasadës së Polonisë sigurohen pajisje të reja mjekësore

admin
Last updated: 28/11/2026 13:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“, i realizuar përmes Ambasadës së Republikës së Polonisë.

Bëhet fjalë për pajisje mjekësore të destinuara për sallën operative, me vlerë të përgjithshme prej 47 mijë eurosh, siç janë: tavolinë operative e teknologjisë më të fundit, histeroskop kompatibil, dritë operative dhe pajisje të tjera kirurgjikale.
Nga spitali bëjnë të ditur se falë pajisjeve të reja, gjatë ditës së djeshme janë kryer tri operacione.

Përveç kësaj, në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan po realizohen edhe aktivitete të tjera për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore. Është blerë një aparat i ri digjital për rëntgen, instalimi i të cilit pritet të bëhet në periudhën e ardhshme, ndërsa për repartin e terapisë fizikale është siguruar pajisje moderne mjekësore.

Gjithashtu, në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, me angazhimin e gjinekologëve të rinj është shënuar rritje e konsiderueshme e numrit të lindjeve. Për më tepër, shërbimi i ndihmës së shpejtë mjekësore është përforcuar me dy automjete të reja ambulatore, informojnë nga Ministria.

„Modernizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Koçan do ta analizojmë së bashku me Spitalin Klinik të Shtipit. Rajoni lindor duhet të planifikohet si tërësi – çfarë zhvillohet në Koçan, çfarë në Shtip dhe si plotësojnë njëri-tjetrin të dy spitalet, në vend që të planifikohet spital më vete“, theksoi ministri Klekovski.

Ministri shprehu mirënjohje për „Polish Aid“ dhe Ambasadën e Republikës së Polonisë për mbështetjen, si dhe për Komunën e Koçanit dhe të gjithë ekipin e Spitalit të Përgjithshëm në Koçan për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”
Next Article Ahmeti në 25-vjetorin e UEJL-së: Abdylmenaf Bexheti me meritë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?