By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi
Maqedoni

Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi

admin
Last updated: 28/11/2026 13:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – “Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të dalë dhe të informojë se deri ku ka arritur rasti në Ohër. Në veçanti, të sqarohet nëse janë marrë pajisjet elektronike nga familjarët e të dyshuarit dhe nga vetë dhunuesi, në mënyrë që të verifikohen pretendimet se mund të ketë pasur ndihmë pas kryerjes së veprës penale”.

Kështu deklaroi kryetarja e Lidhjes Demokratike (LDP), Monika Zajkova, në një intervistë me video për “Fokus”, duke shpjeguar arsyet pse në reagimin e saj të parë lidhur me rastin në Ohër kërkoi me ngulm sigurimin e të gjitha provave për bashkëkryerje dhe ndihmë në dhunën brutale ndaj Sarës, si dhe verifikimin e informacioneve që u publikuan menjëherë pas ngjarjes, sipas të cilave kishte pasur përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

“Nuk më intereson kush janë prindërit e tyre, me çfarë merren në jetë, çfarë mbiemri kanë apo cilës parti në pushtet ose opozitë i përkasin. Mua më intereson që, nëse vërtet ka pasur ndihmë, ata të mbajnë përgjegjësi penale për këtë, sepse një gjë e tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar”, deklaroi Zajkova.

Sipas saj, femicidi tashmë është një problem serioz shoqëror. Maqedonia renditet në vendin e tretë për nga numri i rasteve të femicidit për kokë banori, gjë që dëshmon se ky problem është i pranishëm dhe kërkon trajtim urgjent.

“Dhe këtu nuk shtrohet pyetja nëse dikush ka reaguar, por pse institucionet nuk kanë reaguar. Në të gjitha rastet shohim se nuk bëhet fjalë për ngjarje të izoluara, por për raste në të cilat institucionet dështojnë në veprimin e tyre. Si Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu edhe Qendrat për Punë Sociale nuk veprojnë siç duhet. Edhe gjatë seancës mbikëqyrëse kemi theksuar se mungon bashkëpunimi dhe komunikimi ndërsektorial. E gjithë kjo duhet të marrë fund sa më shpejt”, thekson Zajkova.

Ajo shton se të gjitha institucionet kanë detyrim të ndërmarrin masa sa më parë, në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Egjiptianët, afganët dhe sudanezët kryesojnë për nga numri i migrantëve në vend
Next Article „Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund“, dëshmia rrëqethëse e nënës së vajzës së rrahur nga Manastiri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?