By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: „Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund“, dëshmia rrëqethëse e nënës së vajzës së rrahur nga Manastiri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > „Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund“, dëshmia rrëqethëse e nënës së vajzës së rrahur nga Manastiri
Maqedoni

„Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund“, dëshmia rrëqethëse e nënës së vajzës së rrahur nga Manastiri

admin
Last updated: 28/11/2026 13:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manastir, 20 nëntor, Argument – Beti Angellkovska, nëna e vajzës nga Manastiri, e cila sipas pretendimeve të saj ka qenë viktimë e dhunës fizike, deklaroi se nuk do të heqë dorë nga lufta për drejtësi për të bijën. Ajo pretendon se ekzistojnë incizime video, fotografi dhe prova të tjera që dëshmojnë dhunën që ka përjetuar vajza.

Angellkovska shprehu revoltën e saj për faktin se, siç theksoi, partneri i vajzës së saj tashmë ka ngritur padi kundër saj, duke e akuzuar se ajo e ka sulmuar fizikisht.

“Ka incizime, video, materiale, fotografi. Unë personalisht i shikoj fotografitë dhe më besoni, gjithçka më përsëritet sërish para syve”, deklaroi Angellkovska, duke përshkruar dhimbjen që po përjeton si nënë.

Ajo tregoi se e ka rritur e vetme vajzën e saj për 21 vjet dhe se nuk do të lejojë që dhuna t’ia shkatërrojë të ardhmen. Sipas dëshmisë së saj, vajza në një moment kishte arritur të arratisej përmes dritares së banesës, pas së cilës kishte kërkuar ndihmë në stacionin policor.

Nëna paralajmëroi se do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi për këtë rast, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave që përballen me dhunë të mos heshtin dhe të kërkojnë mbrojtje.

“U bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave, nëse përballen me dhunë, të mos durojnë, por ta denoncojnë. Çdo ditë e pyesja vajzën time: ‘Pse duron, pse?’. Por më në fund ajo vendosi të reagojë dhe tani unë do ta kërkoj drejtësinë deri në fund”, porositi Angellkovska.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi
Next Article Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, policia ndërhyn për të mos lejuar bllokimin e makinave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?