By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetja Musa merr pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetja Musa merr pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit
Maqedoni

Deputetja Musa merr pjesë në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:31
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ashgabat, 20 nëntor, Argument – Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa ka qenë pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e tretë ndërkombëtare të mbajtur në Ashgabat të Turkmenistanit me fokus avancimin e së drejtës ndërkombëtare, dialogut, besimit dhe sigurisë në rajonin e OSBE-së.

Musa e ka vlerësuar këtë pjesëmarrje si një mundësi të rëndësishme për përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave me përfaqësues parlamentarë nga vende të ndryshme dhe kontributin në dialogun ndërkombëtar.

“Besoj se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve, ndërtimin e besimit dhe avancimin e vlerave demokratike”, ka thënë Musa.

Përmes këtij angazhimi, deputetja e VLEN-it nënvizon rëndësinë e përfaqësimit aktiv të Maqedonisë së Veriut në platformat ndërkombëtare dhe të kontributit institucional në çështjet me rëndësi globale.

“Përfaqësimi i vendit në këto platforma është përgjegjësi institucionale, por edhe mundësi për të dhënë kontribut në çështjet që tejkalojnë kufijtë kombëtarë”, thekson deputetja Musa.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Adriani lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5
Next Article Shpërthen debati mes Arlindës dhe Editës në Prime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?