By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prerja e paligjshme e drunjve e zhveshi Malin Sharr
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prerja e paligjshme e drunjve e zhveshi Malin Sharr
Maqedoni

Prerja e paligjshme e drunjve e zhveshi Malin Sharr

admin
Last updated: 28/11/2026 13:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 nëntor, Argument – Zona pyjore e brezit të Malit Sharr po ndryshon në mënyrë drastike. Trungje të prera, vegjetacion i shkatërruar dhe gjurmë të dukshme të prerjes po e zëvendësojnë pyllin e dendur duke lënë pasoja serioze mbi pamjen natyrore të Malit Sharr. Posaçërisht shqetësuese është gjendja në zonat mbi fshatrat Vejcë, Varvarë, Llacë, Breznë dhe në luginën “Tre Ujërat”, ku peizazhet e dikurshme të mrekullueshme natyrore sot vende-vende janë shndërruar në sipërfaqe pyjore të zhveshura.

Për pamjen shqetësuese të Masivit të Sharrit dëshmojnë bjeshkatarët, të cilët prej vitesh lëvizin nëpër këto zona. Shtigjet e dikurshme tërheqëse malore të rrethuara me vegjetacion dhe pyje të dendura, sot në vende të caktuara kalojnë pranë sipërfaqeve të degraduara pyjore, ku gjurmët e prerjes po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Nga Klubi Bjeshkatar “Luboteni” nga Tetova, i cili është i pranishëm në Malin Sharr për më shumë se një shekull, thonë se anëtarët e tyre gjatë tureve të rregullta bjeshkatare dhe aktiviteteve të tjera në disa lokacione kanë vënë re gjurmë të dukshme të prerjes së drunjve. Trungje të prera, mbetje të masës drurore, rrugë pyjore dhe sipërfaqe të degraduara janë pjesë e dukurive me të cilat përballen në terren.

Sipas tyre, prania e shpeshtuar e gjurmëve të prerjes flet për nevojën për mbikëqyrje më të madhe, sidomos në lokacionet kritike. Ata theksojnë se shkatërrimi i pyjeve nuk paraqet vetëm humbje të masës drurore, por kërcënim potencial për ekuilibrin natyror dhe për të gjithë ekosistemin malor.

“Prerja e paligjshme dhe e pakontrolluar mund të ketë pasoja afatgjata mbi të gjithë ekosistemin malor. Krahas zvogëlimit të drejtpërdrejtë të pyllit ajo mund të kontribuojë në erozionin e tokës dhe rritjen e rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, shkatërrimin e habitateve natyrore, zvogëlimin e diversitetit biologjik, si dhe rritjen e rrezikut nga përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Qëndrimi ynë është se prerja e paligjshme paraqet problem serioz që kërkon veprim të vazhdueshëm dhe të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente. Është e nevojshme të rritet kontrolli dhe prania e shërbimeve kompetente në terren, sidomos në lokacionet kritike, si dhe të vendoset sistem më efikas për regjistrimin, raportimin dhe sanksionimin në kohë të aktiviteteve të paligjshme”, apelon Jovan Bozhinovski nga Klubi Bjeshkatar “Luboteni” – Tetovë.

“Nëse vazhdon ky trend zonat malore do të humbasin pjesë gjithnjë e më të mëdha të pyjeve të tyre të dendura. Kjo mund të ketë pasoja serioze ndaj natyrës, por edhe ndaj sigurisë së popullatës. Pasojat e dëmtimit të fondit pyjor mund t’i shihnim edhe gjatë përmbytjeve në rrethinën e Shipkovicës dhe të Leshokut në vitin 2015, kur, fatkeqësisht, pati edhe viktima në njerëz. Krahas kësaj, në këtë mënyrë prishet edhe pamja natyrore e malit, gjë që mund të ndikojë negativisht edhe në zhvillimin e potencialit malor dhe turistik”, tha Florent Bajrami nga Klubi Bjeshkatar “Tetova”.

Edhe ai bën thirrje për kontroll më të madh nga institucionet, si dhe për informim më të madh të aktivistëve dhe popullatës lokale se si t’i raportojnë aktivitetet e dyshimta.

“Institucionet duhet t’i hetojnë mirë raportimet, ndërsa kur të konstatohet shkelje, rastet të kenë zgjidhje përkatëse institucionale. Është e rëndësishme që publiku të informohet edhe për rastet e zbuluara me sukses dhe për sanksionet e shqiptuara, sepse kjo mund të ketë edhe efekt parandalues”, shton Bajrami.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E kapën në pritë, e sulmuan, i morën paratë dhe e filmuan – arrestohen dy të mitura në Shkup
Next Article Evropa përballet me krizë banesash, çmimet e pronave janë rritur gati 70 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?