By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në Kumanovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në Kumanovë
Kronika

Kërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në Kumanovë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 21 nëntor, Argument – Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka kërkuar paraburgim për një 54-vjeçar të dyshuar se ka kërcënuar se do t’i digjte vajzën e tij dhe mbesën, pas së cilës ka derdhur dy shishe benzinë në shtëpi. Kundër tij tashmë po zhvillohet proces gjyqësor për dëmtim trupor të vajzës në kuadër të dhunës në familje, njoftoi Prokuroria.

Pas denoncimit penal nga SPB Kumanovë, prokuroria ka filluar procedurë për kërcënim të sigurisë. Nga atje theksojnë se sjellja e dhunshme e të dyshuarit po përsëritet, ndërsa sulmin e mëparshëm ndaj vajzës, për të cilin ai është tashmë i akuzuar, e ka kryer nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e kërcënimit të sigurisë që ai ka ndërmarrë tani përfshijnë jo vetëm kërcënime verbale se do t’i digjte vajzën dhe mbesën, por edhe veprime konkrete me të cilat ai ka derdhur dy shishe benzinë në shtëpi”, theksojnë nga Prokuroria.

Pas raportimit të ngjarjes, është bërë menjëherë një vlerësim i rrezikut. Sipas tij, ekziston rrezik serioz për jetën dhe integritetin fizik e psikik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj, si dhe rrezik për përsëritjen e dhunës.

Prokuroria vlerëson se ekziston frikë e justifikuar se i dyshuari mund të kryejë një vepër penale edhe më të rëndë, pra të realizojë kërcënimet.

Për këto rrethana, prokurori publik konsideron se një masë më e lehtë nuk do të arrinte qëllimin e paraburgimit dhe ka dërguar propozim në gjykatë për caktimin e tij.

You Might Also Like

Me pistolet nën kërcënim grabiti gati 790 mijë denarë në kazino të Shkupit, policia në shtëpinë e tij gjeti vetëm 300 mijë

Gruaja nga Gostivari u rrah brutalisht, Prokuroria aktivizon procedurën urgjente për dhunë familjare

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Shporta minimale sindikale arrin në 70 mijë denarë, familjeve u duhen 90 mijë për jetesë
Next Article Prindërit e viktimave në “Puls”: Me mbi 200 dëshmitarë të propozuar po zgjatet gjykimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?