By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Shporta minimale sindikale arrin në 70 mijë denarë, familjeve u duhen 90 mijë për jetesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Shporta minimale sindikale arrin në 70 mijë denarë, familjeve u duhen 90 mijë për jetesë
Maqedoni

LSDM: Shporta minimale sindikale arrin në 70 mijë denarë, familjeve u duhen 90 mijë për jetesë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Shpenzimet për jetesë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten. Sipas LSDM-së opozitare, vlera e shportës minimale sindikale në muajin nëntor ka arritur në 70.827 denarë, që është për 469 denarë më shumë krahasuar me muajin paraprak.

Partia opozitare thekson se, nëse llogaritet edhe qiraja e banesës, shpenzimet mujore për një familje arrijnë rreth 90.000 denarë. Sipas saj, as tri paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar këto shpenzime.

Nga LSDM-ja thonë se një familje shpenzon rreth 26.000 denarë në muaj vetëm për ushqim dhe pije, ndërsa paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes nga fillimi i vitit 2027 pritet ta rëndojnë edhe më shumë buxhetin familjar.

“Njerëzit mezi po ia dalin mbanë, sepse pagat nuk e ndjekin rritjen e çmimeve”, thuhet në reagimin e partisë, e cila akuzon Qeverinë se nuk po ndërmerr masa konkrete për të ndihmuar qytetarët dhe kategoritë më të rrezikuara.

LSDM-ja kritikon gjithashtu Qeverinë për refuzimin e kërkesës për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Sipas partisë, Qeveria pretendon se nuk ka mjete për rritjen e pagave të punëtorëve, mbështetjen e fermerëve dhe përmirësimin e vakteve të studentëve, ndërsa njëkohësisht vazhdon të ndajë mjete për tenderë.

Partia opozitare akuzon pushtetin edhe për rritjen e borxhit publik, duke pretenduar se në dy vitet e fundit janë marrë katër miliardë euro borxhe, ndërsa për vitin 2027 paralajmërohen edhe dy miliardë euro të tjera.

LSDM-ja vlerëson se qytetarët po përballen me varfëri gjithnjë e më të madhe, ndërsa kërkon masa konkrete për uljen e kostos së jetesës dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet trupi i pa jetë i një burri të ri në rrethana misterioze
Next Article Kërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në Kumanovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?