By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ku ngec shteti në mbrojtjen e grave? Avokatët: Problem, faktori njerëzor, jo ai ligjor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ku ngec shteti në mbrojtjen e grave? Avokatët: Problem, faktori njerëzor, jo ai ligjor
MaqedoniTOP LAJM

Ku ngec shteti në mbrojtjen e grave? Avokatët: Problem, faktori njerëzor, jo ai ligjor

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Gratë e denoncojnë dhunën dhe, ndonëse ligjërisht janë të mbrojtura, mekanizmat institucionalë që duhet të garantojnë mbrojtjen e tyre ende nuk funksionojnë në mënyrë të mjaftueshme. Sipas avokatit Tome Ivçeski, problemi kryesor nuk qëndron te mungesa e kuadrit të përshtatshëm ligjor, por te faktori njerëzor, përkatësisht te mënyra se si institucionet dhe personat përgjegjës i zbatojnë ligjet në praktikë.

Ai thekson se nevojitet reagim më i shpejtë dhe më efektiv nga institucionet, në mënyrë që proceset të përfundojnë pa vonesa dhe grave t’u sigurohet mbrojtja e nevojshme në kohë.

“Kështu që është e nevojshme që shërbimet sociale, policia, prokuroria dhe gjykata shumë më shpejtë të reagojnë dhe në atë drejtim më shpejtë të sanksionojnë, sepse ky problem nuk është momental. Sidomos në rastet e fundit shohim se kryerësit janë relativisht persona të rinj, të cilët jane edhe viktima edhe kryerës të dhunës në familje do të thotë se problemi është diku tek jeta e tyre paraprakisht”. – shprehet avokati Tome Ivçeski.

Problemi është shumë i thellë dhe kërkon rishikim sistematik thotë avokati Ivçeski, ndërsa mangësitë që përmend ai janë evidentuar edhe në raportin e këtij viti të Komisionit Evropian i cili konstaton se femicidi dhe përhapja e lartë e dhunës ndaj grave vazhdojnë të jenë shqetësim serioz në Maqedoninë e Veriut.

“Disponueshmëria dhe cilësia e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme. Disa nga shërbimet ekzistuese nuk janë funksionale ose nuk i përmbushin standardet e kërkuara, ndërsa mungesa e personelit, financimi i pamjaftueshëm dhe çështjet e pazgjidhura lidhur me licencimin e ofruesve të shërbimeve nga shoqëria civile vazhdojnë të pengojnë ofrimin efektiv dhe të qëndrueshëm të këtyre shërbimeve. Gjithashtu, mbështetja për riintegrimin e viktimave mbetet e pamjaftueshme.” – thuhet në raportin e Komisionit Evroppian.

Ndryshe, Enti Shtetëror i Revizionit në raportin e vitit 2025 konstatoi mangësi serioze në sistemin për mbrojtjen e grave viktima të dhunës. Nga 52 aktivitete të paraprara në Planin e Veprimit për periudhën 2018-2023, vetëm 22 janë realizuar plotësisht, 10 pjesërisht ndërsa 20 nuk janë realizuar fare.

Revizorët evidentuan gjithashtu mungesë të strehimoreve dhe shërbimeve të specializuara, mungesë të kuadrit profesional në qendrat për punë sociale dhe koordinim të dobët mes institucioneve.

Në këtë drejtim kërkuan qëndrim nga Enti Shtetëror i Revizionit nëse kanë realizuar kontroll pasues për të verifikuar nësë institucionet përgjegjëse i kanë zbatuar rekomandimet e raportit, cilat mangësi janë eliminuar e cilat vazhdojnë të mbesin por deri në përgatitjen e këtij materiali nuk morëm përgjigje nga atje.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica: Shumica parlamentare refuzoi të gjitha amendamentet tona për buxhetin e vitit 2027
Next Article Kasami nderon veteranët e arsimit me rastin e 22 nëntorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?