By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
EkonomiMaqedoni

Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale

admin
Last updated: 28/11/2026 13:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Të jetosh nga bujqësia është puna më e vështirë në vend, thonë kultivuesit e lakrave të cilët pas sfidave të shumta të motit dhe çmimit të derivateve të naftës, përsëri nuk kanë një treg të sigurte për shitjen e prodhimit të tyre.

Kultivuesit thonë se bujqësia është shndërruar në një veprimtari me shumë rrezik, pasi investojnë gjatë gjithë sezonit pa e ditur nëse në fund do të arrijnë ta shesin prodhimin dhe të nxjerrin fitim.

”Nuk ka punëtorë, nuk duan të punojnë. Puna e bujqësisë është e rëndë. Populli iku. A ka shpenzime? Si jo, ka shumë shpenzime në plehra e gjithçka është shtrenjtuar”, tha një shitës.

“Çmimi është më i mirë këtë vit por nuk ka prodhim të mjaftueshëm, nuk është si vitin e kaluar. Ka më pak prodhim shkaku i kushteve klimatike, shkaku i të nxehtit dhe ka më pak prodhim”, theksoi shitëse e lakrës.

”Nuk ka, edhe 100 denarë të paguhet përsëri nuk kemi llogari pasi nuk mund të mbulojmë shpenzimet për të lëvruar token, për naftë, gjithçka është shtrenjtuar e ky çmim është i ulët”, tha një shitëse e lakrës.

Çmimi i lakrës këtë vit shkon 50 denarë për kilogram me pakicë në treg, por edhe pse kultivuesit thonë se çmimi është i mirë, shkaku i kushteve klimatike nuk kanë mundur të nxjerrin në treg cilësi të mirë të prodhimit. Ata kërkojnë më shumë mbështetje institucionale dhe masa konkrete për të siguruar plasmanin e prodhimeve vendore.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndryshimet e motit rëndojnë shëndetin e personave me sëmundje kronike, mjekët apelojnë për kujdes
Next Article Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?