By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi
Maqedoni

Zajazi dhe Greshnica e Kërçovës, mbi dy dekada pa rrjet kanalizimi

admin
Last updated: 28/11/2026 13:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 21 nëntor, Argument – Banorët e Zajazit dhe Greshnicës së Kërçovës me dekada presin realizimin e projektit të kanalizimit fekal. Ata shprehen të zhgënjyer nga partitë politike e sidomos nga BDI-ja, e cila kanalizimin e premtuar e nisi dhe e la në gjysmë. Me ardhjen e kryetarit të ri, sërish kanë vazhduar premtimet, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete në terren. Kreu i Bashkësisë Lokale të Greshnicës thotë se gjendja është alarmante pasi në mungesë të kushteve elementare, banorët ndotin tokën dhe ujërat nëntokësorë me gropat septike.

“Kanalizimin e nisën, po e lanë jo në gjysmë por as një të tretën nuk e bënë në Greshnicë. Nëse flasim për kanalizimin çdo kush e di se ajo është një pastërti, nuk mundesh të rrish në ambient me erë. I kanë prishur rrugët e krejt, nxirr njëri ujërat e zeza këtu tjetri atje, përlahemi me bashkëfshatarët, po s’ka ku ta çojmë. I mbajmë me cisterna, dhe e hedhim në lum dhe i ndotim ujërat ende më shumë, e prishim ambientin, lumi ka peshq. Po s`di kujt t’i vëmë fajin. Erdhën i morën makinat dhe një Zot e di pse çka bënë. Nis punën e le në gjysmë nuk shkon, kur ta nisësh o bëje o leje krejt”, tha Sefer Rrahmani, Kryetar i BL Greshnicë.

“I duhet fshatit, megjithëse filloi kanalizimi po mbeti gjysmak. Patjetër që i duhet fshatit”, tha një banor.

“Asnjëherë nuk u dha sqarim se përse ky projekt që financohej me IPA fondet nuk u përfundua. Ndërkohë, mbetet për tu parë nëse Qeveria aktuale do të mbaj premtimin për të filluar dhe përfunduar punimet për kanalizimin këtu në Zajaz”.

Kyreministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij të fundit në Kërçovë, akuzoi ish Qeverinë BDI-LSDM për humbjen e mjeteve financiare të programit IPA për realizimin e kanalizimit në Zajaz. Mickoski premtoi se megjithatë me mjete nga buxheti i shtetit kanalizimi do të realizohet der inë fund të vitit. Zajazi e Greshnica, nuk kanë vetëm mungesën e kanalizimit, por edhe infrastrukturë rrugore tejet të dëmtuar brenda fshatrave e cila edhe më shumë u dëmtua me fillimin e projektit të kanalizimit. Gjatë zgjedhjeve të fundit, çështja krahas shqetësimit lokal mori dimension politik meqë Ali Ahmeti mbi dy dekada në pushtet, nuk kishte arritur ta bëjë me kanalizim fshatin e tij të lindjes.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prodhim më i ulët i lakrës, bujqit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
Next Article Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?