By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkup: Babë e bir sulmojnë brutalisht mjekun dhe infermieren e Ndihmës së Shpejtë pranë Poliklinikës “Jane Sandanski”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkup: Babë e bir sulmojnë brutalisht mjekun dhe infermieren e Ndihmës së Shpejtë pranë Poliklinikës “Jane Sandanski”
MaqedoniTOP LAJM

Shkup: Babë e bir sulmojnë brutalisht mjekun dhe infermieren e Ndihmës së Shpejtë pranë Poliklinikës “Jane Sandanski”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:40
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Një incident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 17:00, pranë Poliklinikës “Jane Sandanski” në Shkup, ku një mjek dhe një infermiere e ekipit të Ndihmës së Shpejtë dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga dy persona, babë e bir. Si pasojë e sulmit, të dy punonjësit shëndetësorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë përfunduar në spital për trajtim mjekësor, mëson Zhurnal.mk.

Sipas informacioneve jozyrtare që Zhurnal.mk ka siguruar nga burime pranë Poliklinikës “Jane Sandanski”, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me transportimin e një pacienti drejt Klinikës Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Burimet bëjnë të ditur se pacienti, një burrë i moshuar, i diagnostikuar me sëmundje kancerogjene, dyshohet se disa orë përpara incidentit kishte konsumuar lëng antifriz, me qëllim vetëhelmimin. Duke qenë se bëhet fjalë për një substancë tejet toksike, konsumimi i së cilës mund të shkaktojë pasoja fatale, familjarët kishin kërkuar ndërhyrje urgjente mjekësore.

Si ndodhi incidenti?

Sipas rrëfimit të burimit të Zhurnal.mk, rreth orës 17:00, një ekip i Ndihmës së Shpejtë kishte mbërritur pranë Poliklinikës “Jane Sandanski” për të kryer detyrat e tij të zakonshme.

Në momentin kur mjeku dhe infermierja kishin dalë nga autoambulanca, atyre u ishte afruar një person, i cili më vonë është identifikuar si djali i pacientit të moshuar.

Ai kishte filluar të kërkonte me zë të lartë ndihmën e mjekut, duke i thënë se babai i tij ndodhej në automjet dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Sipas burimit, mjeku kishte reaguar menjëherë dhe ishte drejtuar me vrap drejt automjetit të familjarëve për të kontrolluar gjendjen e pacientit.

Mirëpo, kur kishte mbërritur pranë automjetit, kishte konstatuar se brenda tij nuk ndodhej askush.

Pas pyetjes së mjekut se ku gjendej pacienti, djali i kishte treguar babanë e tij, i cili në atë moment qëndronte në këmbë pranë tij.

Mosmarrëveshja për transportimin drejt Qendrës Klinike

Sipas informacioneve të siguruara nga Zhurnal.mk, mjeku i Ndihmës së Shpejtë i kishte shpjeguar djalit të pacientit se, bazuar në vlerësimin e tij fillestar, i moshuari në atë moment nuk shfaqte shenja të dukshme të një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Mjeku, sipas të njëjtit burim, kishte theksuar se nuk mund të merrte në mënyrë të pavarur vendim për transportimin e pacientit drejt Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, pa marrë paraprakisht udhëzime ose autorizim nga qendra përkatëse e koordinimit të shërbimit të urgjencës.

Ai gjithashtu kishte sqaruar se ekipi i tij kishte edhe disa intervenime të tjera urgjente në pritje, ku duhej të ofronte ndihmë mjekësore.

Për këtë arsye, mjeku e kishte udhëzuar djalin që ta transportonte babanë me automjetin e tij drejt institucionit shëndetësor, ose të kontaktonte qendrën e urgjencës për të raportuar gjendjen dhe për të kërkuar organizimin e transportit me autoambulancë.

Sipas burimit, mjeku kishte theksuar se, nëse qendra e urgjencës do të urdhëronte ekipin e tij të kryente transportimin, ai do ta zbatonte menjëherë një udhëzim të tillë.

Megjithatë, djali i pacientit kishte vazhduar të insistonte që babai i tij të merrej menjëherë me autoambulancë dhe të dërgohej në Klinikën e Urgjencës pranë kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Babë e bir dyshohet se sulmuan mjekun dhe infermieren

Situata, sipas burimit të Zhurnal.mk, ishte tensionuar gjatë përpjekjeve të mjekut për t’ua shpjeguar familjarëve procedurat e transportimit të pacientëve me automjetet e Ndihmës së Shpejtë.

Në një moment, mosmarrëveshja verbale dyshohet se është shndërruar në përleshje fizike, ku djali dhe babai i tij kanë sulmuar mjekun dhe infermieren që e shoqëronte.

Burimi pohon se të dy punonjësit shëndetësorë janë goditur brutalisht gjatë incidentit.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, mjeku dhe infermierja kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat është dashur të marrin trajtim mjekësor në spital.

Infermierja e sulmuar, sipas informacioneve të siguruara nga Zhurnal.mk, është shqiptare.

Rasti është denoncuar në polici

Sipas informacioneve jozyrtare, incidenti është raportuar në polici, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprime për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi.

Pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësinë e personave të përfshirë, si dhe të sqarojnë të gjitha detajet lidhur me ngjarjen.

Deri në këtë moment, Zhurnal.mk nuk ka siguruar një konfirmim zyrtar nga policia lidhur me incidentin dhe masat eventuale të ndërmarra ndaj personave të dyshuar.// Zhurnal.mk

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin
Next Article Shifra shqetësuese të personave me diabet në Kërçovë, 3000 pacientë të regjistruar në vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?