By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shifra shqetësuese të personave me diabet në Kërçovë, 3000 pacientë të regjistruar në vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shifra shqetësuese të personave me diabet në Kërçovë, 3000 pacientë të regjistruar në vitin 2025
Maqedoni

Shifra shqetësuese të personave me diabet në Kërçovë, 3000 pacientë të regjistruar në vitin 2025

admin
Last updated: 28/11/2026 13:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 21 nëntor, Argument – Pas çdo numri fshihet një jetë, një familje dhe një betejë e përditshme me një sëmundje që kërkon kujdes dhe përkushtim të vazhdueshëm. Në Kërçovë, mbi 3 mijë persona jetojnë me diabet, ndërsa rreth 900 prej tyre janë të varur nga terapia me insulinë. Shifra këto që ngrenë shqetësim për përmasat që ka marrë kjo sëmundje. Bëhet fjalë për diabetin e tipit 1 dhe tipit 2, sëmundje që nuk kursen as moshat e reja.

“Për momentin në qendrën tonë për diabet e cila punon në kuadër të repartit të Internos kemi një statistikë sipas të dhënave të fundit nga “Termini im” dhe Qendra për shëndet publik – Manastir, përafërsisht në 2025 pacient me diabet janë rreth 3000 pacient me diabet të tipit 2 në nivel komunal në Kërçovë nga të cilët një pjesë janë në dietë, një pjesë janë me barëra dhe një pjesë janë terapi insulinë”, deklaroi Tanja Ilioska – Endokrinologe.

Shqetësues është fakti se diabeti nuk prek vetëm të rriturit. Në mesin e pacientëve në Kërçovë janë edhe rreth 10 fëmijë nën moshën 18-vjeçare me diabet të tipit 1, si dhe 10 gra shtatzëna që përballen me diabetin gestacional. Një realitet që dëshmon se kjo sëmundje po prek edhe grupmosha që kërkojnë kujdes të veçantë.

“Me terapi insulinë kemi 900 pacientë megjithatë nga ata pacientë janë me diabet tip 2 por aty hyjnë edhe pacientet me diabet të tipit 1 deri në 18 vjeç të cilët i bëjnë kontrollet në Klinikën e fëmijëve ne Shkup dhe janë rreth 10 pacient me diabet të tipit 1 dhe aty hyjnë edhe pacientet me diabet gestacid, diabet që fitohet gjatë shtatzënisë, dhe janë rreth 10 paciente, disa janë në terapi insulinë, disa në dietë ushqimore dhe disa me tableta”, shtoi Tanja Ilioska – Endokrinologe.

Nëntori shënon muajin e ndërgjegjësimit dhe luftës kundër diabetit. Por për ata që jetojnë çdo ditë me këtë sëmundje, beteja nuk zgjat vetëm një muaj. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur kontrollet e rregullta, më 24 nëntor, para objektit të Internos në Kërçovë, gjatë orëve të paradites organizohen matje falas të nivelit të sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkup: Babë e bir sulmojnë brutalisht mjekun dhe infermieren e Ndihmës së Shpejtë pranë Poliklinikës “Jane Sandanski”
Next Article BDI: Nëntori na bashkon, festat kombëtare na mbajnë krenarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?