By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Qafë Thanë: Deri tani ishte “kontrollo, kontrollo”, tani do të jetë “beso dhe kontrollo”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rama në Qafë Thanë: Deri tani ishte “kontrollo, kontrollo”, tani do të jetë “beso dhe kontrollo”
Maqedoni

Rama në Qafë Thanë: Deri tani ishte “kontrollo, kontrollo”, tani do të jetë “beso dhe kontrollo”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qafë Thanë, 22 nëntor, Argument – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë me rastin e funksionalizimit të sistemit “One Stop” në pikën kufitare Qafë Thanë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, deklaroi se mënyra e re e funksionimit do të thjeshtojë procedurat kufitare dhe do të forcojë besimin ndërmjet dy vendeve.

Duke iu referuar kontrolleve të deritanishme në kufi, Rama bëri një krahasim me sistemin e ri, i cili pritet të mundësojë lëvizje më efikase të udhëtarëve dhe mallrave.

“Ne kemi një shprehje në gjuhën shqipe, nuk e di nëse e keni edhe ju në maqedonisht: beso, por edhe kontrollo. Deri tani në këtë pikë kufitare kemi qenë ‘kontrollo, kontrollo’, por tani do të jemi ‘beso dhe kontrollo’”, tha Rama.

Ai theksoi se funksionalizimi i këtij sistemi përbën një tjetër hap në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Kryeministri shqiptar u ndal edhe te projektet e përbashkëta infrastrukturore, veçanërisht te Korridori 8, duke vlerësuar se ai është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin evropian dhe NATO-n, por edhe për lidhjen më të mirë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Rama falënderoi institucionet dhe punonjësit që kontribuuan në realizimin e projektit “One Stop”, duke shtuar se i njëjti model duhet të zbatohet edhe në vendkalimet e tjera kufitare.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Iku nga dhuna e burrit dhe u strehua te axha, ajo që ndodhi më pas tronditi familjen në Gjakovë
Next Article Rama: Maqedonia është shtet i pavarur dhe sovran, Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e saj të brendshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?