By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi uron shqiptarët për 22 nëntorin: Kongresi i Manastirit, pikë kthese për gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi uron shqiptarët për 22 nëntorin: Kongresi i Manastirit, pikë kthese për gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar
Maqedoni

Gashi uron shqiptarët për 22 nëntorin: Kongresi i Manastirit, pikë kthese për gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, duke rikujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 për gjuhën shqipe, arsimin dhe identitetin kombëtar.

“Të dashur qytetarë shqiptarë, 22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, na kujton një nga momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 shënoi një pikë kthese për gjuhën, arsimin dhe identitetin kombëtar. Manastiri u bë vendi ku rilindësit shqiptarë bashkuan dijen, vizionin dhe përkushtimin për një qëllim të përbashkët”, thekson Gashi.

Ai vlerëson se vendimi për standardizimin e alfabetit shqip ishte më shumë sesa një arritje gjuhësore, përkatësisht një akt uniteti dhe përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm.

Sipas Gashit, gjuha shqipe është lidhja bashkuese e shqiptarëve, bartëse e historisë së tyre dhe shprehje e dinjitetit të popullit, ndërsa në Maqedoninë e Veriut përfaqëson edhe një urë komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëjetese.

“Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, këtë ditë e konsideroj si një moment për reflektim mbi përgjegjësinë tonë të përbashkët për të garantuar barazinë, respektimin e identitetit gjuhësor dhe kulturor, përfaqësimin e drejtë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Këto janë vlera themelore për ndërtimin e një shteti demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thekson Gashi.

Ai përcjell mesazhin se respektimi i gjuhës dhe identitetit të njëri-tjetrit është themeli i unitetit dhe i së ardhmes së përbashkët.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Maqedonia është shtet i pavarur dhe sovran, Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e saj të brendshme
Next Article Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 nëntorin: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?