By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë
Maqedoni

Shpëtohet alpinisti i plagosur rëndë në terrenin e pakalueshëm të Demir Kapisë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Demir Kapi, 22 nëntor, Argument – Pjesëtarët e Batalionit të Forcave Speciale të Armatës kanë realizuar me sukses një aksion shpëtimi për nxjerrjen e një alpinisti të plagosur rëndë nga një terren i thepisur dhe i paarritshëm në rajonin e Demir Kapisë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ngjitjes në shkëmbinj, kur alpinisti ka rënë në një terren jashtëzakonisht të pjerrët dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës.

Në atë moment, pjesëtarët e forcave speciale po zhvillonin një trajnim të rregullt të avancuar për operacione malore, kur janë alarmuar për aksidentin që kishte ndodhur në afërsi të tyre.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, pjesëtarët e forcave speciale filluan organizimin dhe realizimin e aksionit të shpëtimit. Personit të lënduar iu dha ndihma e parë mjekësore në vendin e aksidentit, pas së cilës, me përdorimin e pajisjeve të specializuara alpinistike dhe të shpëtimit, u realizua nxjerrja e sigurt nga terreni i paarritshëm dhe transportimi përmes lumit”, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Pas nxjerrjes në një pikë të qasshme, alpinisti i lënduar iu dorëzua ekipeve të Ndihmës së Shpejtë për trajtim dhe kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Nga Shtabi i Përgjithshëm vlerësojnë se ky intervenim dëshmon nivelin e lartë të trajnimit, profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale për të vepruar në kushte komplekse dhe me rrezik të lartë, si dhe gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në situata ku rrezikohet jeta e njerëzve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 nëntorin: Gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe kujtesës kolektive
Next Article 11 persona të vdekur nga operacioni i forcave speciale për kapjen e bosit të drogës në Meksikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?