By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar, furnizimi sfidë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar, furnizimi sfidë
Maqedoni

Vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar, furnizimi sfidë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77 mijë kishin shprehur interesim për imunizim. Procesi i vaksinimit po zhvillohet në kohën kur vendi ka hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit.

Sipas raportit më të ri të Institutit të Shëndetit Publik, rastet janë rritur për 37,5 për qind brenda një jave, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi dhe sëmundjet e ngjashme me gripin ka arritur në 609.

“Gjatë javës së 46-të, për herë të parë këtë sezon është tejkaluar pragu i aktivitetit jashtësezonal dhe është shënuar aktivitet i ulët sezonal i gripit në nivel kombëtar. Është arritur pragu epidemiologjik i hyrjes në sezonin e gripit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 6,7 për qind, ndërsa krahasuar me modelin e 16 sezoneve të fundit, rritja është 30,8 për qind”, – thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Me rritjen e rasteve, mjekët rikujtojnë rëndësinë e vaksinimit si një nga masat më efektive për parandalimin e komplikimeve nga gripi.

Mjeku Sedat Lumani thekson se vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga format e rënda të sëmundjes.

“Që mos vijë deri te kjo: fëmijët e vegjël, gratë shtatzënë dhe leonatët, njerëzit e gjeneratës së tretë të moshuarit mbi 60 vjet, njerëzit që lëngojnë prej sëmundjeve kronike siç është sistemi i frymëmarrjes, ato që janë me bronkite kronike me astmë, të gjithë që vuajnë prej sëmundjeve kardiovaskulare, është mirë të vaksinohen dhe këto vaksina për këtë popullatë i jep shteti falas, për shkak se komplikimet e njerëzve që s’kanë zhvilluar imunitet të mjaftueshëm, mund të jenë komplikime shumë më të mëdha” – u shpreh mjeku, Sedat Lumani.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, deri në përfundim të raportit janë vaksinuar 25.458 persona nga kategoritë e rrezikuara. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara më 13 nëntor, rreth 77 mijë qytetarë kishin shprehur interesim për vaksinim.

Procesi është përballur me vonesa në furnizim, ndërsa terminet janë hapur në përputhje me sasitë e vaksinave në dispozicion. Pavarësisht vështirësive në furnizim, mjekët theksojnë se vaksinimi mbetet i rëndësishëm për mbrojtjen nga gripi. Ata paralajmërojnë se dezinformatat dhe pasiguria rreth vaksinave mund të ndikojnë në vendimin e qytetarëve për t’u imunizuar.

“Njerëzit që e kanë marrë, e kanë parë hajrin t’i them vaksinës edhe janë të interesuar, derisa shumica e njerëzve të cilët komunikojnë me anë të mjeteve elektronike, për fat të keq tash me këtë inteligjencën artificiale, kanë drojë të madhe. Mirëpo, këto vaksina janë të përdëftuara, nuk janë vaksina sot për nesër, por janë me decenie ose me vite, përafërsisht janë të provuara edhe përdoren” – deklaroi mjeku, Sedat Lumani.

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar më 21 tetor dhe realizohet në qendrat e shëndetit publik dhe institucionet e tjera të përcaktuara shëndetësore. Sipas ISHP-së, gjatë javës së fundit janë regjistruar 154 raste të reja, më së shumti në Tetovë dhe Shkup.

Megjithëse aktiviteti i gripit aktualisht vlerësohet i ulët, autoritetet shëndetësore rekomandojnë vaksinimin në kohë, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara, si dhe respektimin e masave të përgjithshme parandaluese.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Popoviq: Çmimet e larta po i varfërojnë qytetarët, priten shtrenjtime të reja
Next Article Bashkëpunimi ndërkufitar, vetëm një klikim larg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?