By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çarshia e vjetër e Shkupit/ Esnafët kërkojnë më shumë investime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çarshia e vjetër e Shkupit/ Esnafët kërkojnë më shumë investime
Maqedoni

Çarshia e vjetër e Shkupit/ Esnafët kërkojnë më shumë investime

admin
Last updated: 28/11/2026 13:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Çarshia e Vjetër e Shkupit nuk është vetëm një destinacion turistik apo hapësirë tregtare. Ajo është një nga pjesët më të vjetra të qytetit, ku zanatet tradicionale, dyqanet dhe jeta e përditshme vazhdojne ti japin jete dhe te ruajne karakterin e saj historik.

Megjithatë, mungesa e parkingjeve, hyrjet e ngulfatura, kalldrëmet e dëmtuara dhe mungesa e tualeteve publike janë disa nga shqetësimet që vështirësojnë vizitën në këtë zonë.

Esnafët kërkojnë më shumë investime dhe kushte më të mira për qytetarët dhe turistët që çdo ditë vizitojnë këtë pjesë historike.

“Qasja në Çarshinë Vjetër ësht shumë e ndërlikuar. Në ditët e sotme mungojnë mundësitë moderne për një qasje më të mirë në çarshi. Duhet të ketë një hapësirë, siç themi, një parking për veturat, në mënyrë që një familje apo një konsumator që dëshiron ta vizitojë çarshinë të ketë qasje më të mirë. Kemi mungesë të parkingjeve të mjaftueshme. Nuk është se nuk ka fare parkingje, por rritja e numrit të madh të veturave dhe nevoja për parking nuk mund të përballohen me kapacitetet ekzistuese.” – tha Kryetari i Esnafit të Çarshisë, Bujar Dullovi.

Çarshia e vjetër e Shkupit, Murtezi: Punimet për parkingjet nëntokësore nisin në vitin 2027

Si zgjidhje për problemin e mungesës së parkingjeve në Çarshinë e Vjetër shihet ndërtimi i garazheve nëntokësore në sheshin Skënderbeu, me kapacitet prej rreth 400 vendparkimesh.

Sipas Muhamed Murtezit nga Komuna e Çairit, projekti aktualisht ndodhet në procedurë për marrjen e lejes së ndërtimit, ndërsa fillimi i punimeve parashihet gjatë vitit 2027.

“Më duhet të theksoj se jemi në fazat përfundimtare të rregullimit të dokumentacionit teknik dhe administrativ, pastaj të sigurimit të lejes për ndërtim dhe fillimit të procedurës së tenderimit. Sinqerisht, në bazë të konsultave që kam pasur me sektorët përgjegjës brenda komunës, bisedat janë se jemi shumë afër përfundimit. Pritet që gjithçka të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa ndërtimi i parkingjeve nëntokësore të fillojë në muajt e parë të vitit 2027.” – deklaroi Kryetari i Kwshillit tw Komunws sw Çairit, Muhamed Murtezi.

Çarshia e vjetër e Shkupit, Jashari: Çarshia duhet të funksionojë sipas ligjit

Gjendja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit mbetet larg asaj që duhet të jetë, thotë Afet Jashari, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore është zvarritja shumëvjeçare e ndryshimeve ligjore, të cilat kanë mbetur pa u realizuar në institucionet përkatëse.

“Është e vërtetë se ka kërkesa të shumta dhe të gjithanshme, por unë do të sugjeroja që të gjithë esnafët që kanë dyqane dhe punojnë këtu, të drejtohen tek institucionet relevante. Këtu bëhet fjalë për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, sektorin për trashëgimi kulturore dhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në kuadër të këtyre institucioneve përkatëse është edhe ligji, për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i cili përmban nene të posaçme që janë votuar në Qeveri dhe në Kuvend.” – u shpreh Afet Jashari, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

E ardhmja e Çarshisë së Vjetër nuk varet vetëm nga projektet dhe investimet, por edhe nga vullneti për të ruajtur atë që e bën të veçantë. Sepse një çarshi pa zanate, pa esnaf dhe pa jetë do të mbetet vetëm një kujtim i asaj që ishte dikur.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Video-lojërat, pasion në rritje te të rinjtë, por përdorimi i tepruar ngre shqetësime
Next Article Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe: Bajrami kërkon sqarim publik nga ZRRE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?