By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Velkovski: Nuk po shfuqizohet shtylla e dytë pensionale, kontributi vazhdon të rregullohet me ligj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Velkovski: Nuk po shfuqizohet shtylla e dytë pensionale, kontributi vazhdon të rregullohet me ligj
Maqedoni

Velkovski: Nuk po shfuqizohet shtylla e dytë pensionale, kontributi vazhdon të rregullohet me ligj

admin
Last updated: 28/11/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, hedh poshtë pretendimet se me propozimin për fshirjen e nenit 120, përkatësisht dispozitës që rregullon pagesën e 6 për qind të kontributit në shtyllën e dytë pensionale, po shfuqizohet kjo shtyllë pensionale.

Velkovski, në një deklaratë me shkrim, thekson se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nuk parashikojnë as shfuqizimin e shtyllës së dytë pensionale dhe as ndërprerjen e kontributit që paguhet në të.

Sipas tij, bëhet fjalë për harmonizim ligjor dhe teknik të rregullativës.

“Me nenin 17 të Projektligjit, i publikuar në ENER, propozohet fshirja e nenit 120 të ligjit ekzistues, i cili rregullon shkallën e kontributit për shtyllën e dytë pensionale. Por, kjo nuk do të thotë se kontributi shfuqizohet apo se hiqet shtylla e dytë pensionale”, sqaron Velkovski.

Ai shton se rregullimi normativ i kësaj çështjeje transferohet në Ligjin për Kontributet e Detyrueshme Sociale, ku në mënyrë sistematike do të rregullohen çështjet që lidhen me kontributet e detyrueshme sociale.

“Pra, shtylla e dytë pensionale vazhdon të ekzistojë, ndërsa kontributi vazhdon të rregullohet me ligj. Bëhet fjalë për transferimin e dispozitës ligjore në një ligj tjetër dhe jo për shfuqizimin e shtyllës pensionale”, sqaron ministri Velkovski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrjeti i ujësjellësit të Tetovës i vjetëruar
Next Article Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?