By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut
Shqipëri

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut

admin
Last updated: 28/11/2026 13:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Manastir, Maqedoni e Veriut.

Rama vizitoi Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Gjatë vizitës, Rama vlerësoi rëndësinë historike të këtij Kongresi, i cili shënoi një moment vendimtar për njësimin e alfabetit shqip, duke kontribuar në bashkimin kombëtar, zhvillimin e arsimit dhe ruajtjen e identitetit e kulturës shqiptare.

Kryeministri Rama u ndal edhe në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, në Manastir, e cila shënon 100-vjetorin e hapjes së saj.

Gjithashtu Rama zhvilloi edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve, ku diskutoi për arsimin, identitetin kulturor, bashkëpunimin rinor dhe të ardhmen e përbashkët europiane.

“Gjuha shqipe, si elementi themelor që bashkon shqiptarët dhe përbën një shtyllë të identitetit të tyre, është ruajtur ndër shekuj falë sakrificave të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Kryeministri Rama shprehu vlerësim edhe për punën e mësuesve të diasporës, të cilët, krahas angazhimeve të tyre të përditshme për familjet, vijojnë të kontribuojnë për mësimin e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e përurimit të sistemit “One Stop Shop”, i cili do të përshpejtojë lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve të transportit mes dy vendeve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara
Next Article Ecja buzë detit, 9 përfitimet për shëndetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?