By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara
Shqipëri

Buxheti 2027, garantim i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

admin
Last updated: 28/11/2026 13:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale do të ketë një fond të parashikuar prej 31.4 miliardë lekë.

Në buxhetin 2027 për MSHMS bëhet e ditur se një nga ndryshimet kryesore lidhet me skemën e bonusit të bebes, i cili do të transformohet nga një pagesë e vetme në lindje, në mbështetje mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës.

Sipas skemës së re, që pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Në buxhetin 2027 për MSHMS, “për ndihmën ekonomike janë parashikuar 6.8 miliardë lekë, me synim mbështetjen e rreth 59 mijë familjeve në nevojë. Krahas pagesës financiare, skema synon të nxisë punësimin, formimin profesional dhe riintegrimin social. Përmes këtyre programeve, rreth 3 500 persona në vit kanë arritur të integrohen në tregun e punës”.

Një tjetër kategori përfituese janë gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, për të cilat vijon financimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kjo skemë mbulon rreth 8 900 nëna.

Për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre parashikohen rreth 19 miliardë lekë, me rreth 99 mijë përfitues.

Gjatë vitit 2026 janë dyfishuar pagesat për 10 240 fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa janë mbuluar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 657 ndihmës personalë.

Një nga objektivat për periudhën 2027–2028 është garantimi i një personi ndihmës për personat me aftësi të kufizuara, sipas nevojave individuale, përmes përgatitjes së instrumenteve dhe mbështetjes së nevojshme financiare.

Në fushën e përkujdesjes sociale, buxheti parashikon 1.4 miliardë lekë për institucionet rezidenciale dhe 480 milionë lekë për Fondin Social.

Aktualisht janë ngritur 98 shërbime sociale, të cilat mbështesin rreth 46 500 përfitues dhe kanë krijuar vende pune për 857 profesionistë.

Ndër iniciativat e reja është ngritja e Platformës Kombëtare të mbështetjes për familjet ekstremisht të varfra, e cila do të ketë në fokus 2 763 familje, në bashkëpunim me pushtetin vendor, Kuvendin, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit”.

Një tjetër nismë e parashikuar, është zhvillimi i shërbimeve të reja për të rinjtë me çrregullime të spektrit të autizmit, shërbime të geriatrise dhe kujdesit paliativ në disa spitale bashkiake, si dhe shërbime të toksikologjisë në Mat dhe Delvinë.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike
Next Article Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?