By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthim në një anije luftarake ruse në portin e Bengazit, dyshohet për sulm me dronë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shpërthim në një anije luftarake ruse në portin e Bengazit, dyshohet për sulm me dronë
Bota

Shpërthim në një anije luftarake ruse në portin e Bengazit, dyshohet për sulm me dronë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tripoli, 23 nëntor, Argument – Një anije luftarake ruse shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore, në një incident që autoritetet vendase dyshojnë se është shkaktuar nga një sulm me dronë, sipas “Reuters”.

Qeveria me seli në Libinë lindore bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e anijes ruse “Merkury”, e cila ishte ankoruar në portin e Bengazit.

Sipas autoriteteve ushtarake libiane, anija u godit nga dronë detarë, ndërsa katër prej tyre u kapën dhe u shkatërruan, kurse dy të tjerë arritën të godisnin objektivin.

Anija kishte ndaluar në port për t’u furnizuar me karburant dhe pajisje, gjatë udhëtimit të kthimit drejt Rusisë, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit detar mes dy vendeve.

Pamjet satelitore treguan se anija u përfshi nga zjarri dhe më pas pjesa më e madhe e saj u përmbys dhe u fundos.

Sipas burimeve mjekësore, 10 persona, rusë dhe libianë, pësuan plagë të lehta dhe morën trajtim në spitalet e Bengazit. Nuk u raportua për viktima.

Autoritetet libiane njoftuan se zjarri u vu nën kontroll dhe se po zhvillohet një hetim i përbashkët me Rusinë, për të përcaktuar rrethanat e shpërthimit, origjinën e sulmit dhe personat përgjegjës.

Moska nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qeveria e Libisë lindore e dënoi incidentin, duke e cilësuar atë si shkelje të sovranitetit të vendit dhe kërcënim për sigurinë detare.

Ajo theksoi se Libia nuk është palë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se nuk do të lejojë, që portet dhe territori i saj të kthehen në hapësira për përplasjen e fuqive të huaja.

Në një zhvillim tjetër, një anije tregtare me flamur maltez, u godit nga një mjet lundrues pa pilot pranë brigjeve të Bengazit.

Autoritetet libiane ndërhynë për shpëtimin e ekuipazhit, ndërsa disa anëtarë të tij pësuan plagë të lehta.

Sipas burimeve ushtarake, forcat libiane shkatërruan edhe disa mjete të tjera të këtij lloji në zonë.

Ndërkohë, qeveria libiane me seli në Tripoli, e njohur ndërkombëtarisht, paralajmëroi për rrezikun e përfshirjes së porteve dhe objekteve civile të vendit në konflikte të jashtme, duke shprehur shqetësimin për pasojat, që kjo mund të ketë për sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e Libisë.

Libia mbetet e ndarë politikisht që prej rrëzimit të regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, me dy administrata rivale, një në Tripoli dhe një në lindje të vendit.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Substancë e panjohur në koncert, evakuohen 12 mijë persona dhe 51 të tjerë marrin ndihmë mjekësore
Next Article 15 të plagosur nga zjarri në një spital, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?