By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sendet e pasagjerëve të Titanikut shiten për shuma marramendëse në ankand
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Sendet e pasagjerëve të Titanikut shiten për shuma marramendëse në ankand
Kuriozitete

Sendet e pasagjerëve të Titanikut shiten për shuma marramendëse në ankand

admin
Last updated: 28/11/2026 13:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Artikuj të rrallë që u përkisnin pasagjerëve të Titanikut janë shitur në ankand për shuma rekord.

Artikujt më të shtrenjtë të shitur ishin një orë xhepi që i përkiste pasagjeres së klasit të tretë Mary Mangan, e cila u shit për rreth 298 mijë euro, dhe një unazë diamanti që mbante pasagjerja e famshme Lady Duff Gordon, e cila u shit për rreth 179 mijë euro.

Një tjetër artikull ishte një letër e detajuar, e njollosur, e gjetur në trupin e autorit të saj, pasagjerit të klasit të parë Ramon Artagaveitia Gomez, e cila u shit për rreth 95 mijë euro.

Ankandisti Andrew Aldridge, nga shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge and Son” në Devizes, tha se “shitja epike” ishte dëshmi e interesimit të vazhdueshëm global për këtë histori tragjike.

Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë më 10 prill 1912 dhe u fundos në orët e para të 15 prillit, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,500 njerëzve.

Ora e artë u gjet në trupin e pasagjeres irlandeze 32-vjeçare Mangan dhe iu kthye familjes së saj së bashku me sendet e tjera personale.

Kohët e fundit, ajo ishte ekspozuar për disa javë, së bashku me pjesën tjetër të Koleksionit Mangan, në muzeun Titanic Belfast.

Mangan ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në Irlandë në fillim të vitit 1912 për të vizituar familjen e saj.

Letra e rrallë, e shkruar në gjuhën spanjolle gjatë udhëtimit, në letër zyrtare të Titanikut, përshkruan anijen në detaje, duke filluar nga ngjyrat e saj e deri te temperatura dhe numri i pasagjerëve në restorant.

Ajo ishte një nga më shumë se 100 artikujt e lidhur me anijen e fundosur që u shitën në ankand.

Në mesin e tyre ishte edhe një dokument sigurimi, i cili u shit për rreth 32 mijë euro, si dhe një biletë e rrallë e Titanikut, që arriti çmimin prej rreth 54 mijë eurosh.

You Might Also Like

Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi

Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

Raporti i OBSH: 1 në 7 persona në botë obez, vendet angazhohen ta ulin me 5% deri në vitin 2030

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohet një 31-vjeçar nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg
Next Article BYD befason me teknologjinë e re, prezanton veturën me timon që paloset

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?