By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë
Kuriozitete

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një kopje e lojës legjendare “Super Mario Bros.”, e publikuar në vitin 1985 për konsolën Nintendo Entertainment System (NES), është shitur për 96,875 dollarë në një ankand të organizuar nga Heritage Auctions.

Shtëpia e ankandeve bëri të ditur se shitja u realizua gjatë ankandit të dedikuar për videolojërat, të mbajtur më 20 dhe 21 nëntor. Kopja në fjalë ishte vlerësuar me notën 9.0 nga PSA dhe i përkiste një serie të hershme prodhimi, me ngjitëse mat në paketim.

Sipas Heritage Auctions, kjo shitje vendosi rekord për çmimin më të lartë të paguar për një kopje të serisë së parë të prodhimit të “Super Mario Bros.”, si dhe për një videolojë të shitur në gjendje “complete-in-box”.

Ky term nënkupton se kutia është hapur dhe loja është përdorur, por paketa vazhdon t’i përmbajë të gjitha elementet origjinale që përfshiheshin në shitjen me pakicë, përfshirë kasetën e lojës, manualin dhe materialet e tjera shoqëruese.

Ankandi përfshiu edhe një kopje tjetër të “Super Mario Bros.”, të pavulosur dhe me ngjitëse me shkëlqim, që i përkiste serisë së dytë të prodhimit. Kjo kopje ishte vlerësuar me notën 8.5 nga PSA dhe u shit për 131,250 dollarë.

“Është emocionuese të shohësh se kërkesa e koleksionistëve për këta tituj jashtëzakonisht të rrallë të hershëm për NES vazhdon të rritet”, deklaroi Evan Masingill, drejtor i pranimit të artikujve për ankand në departamentin e videolojërave të Heritage Auctions.

Ai theksoi se rëndësia e “Super Mario Bros.” për historinë e videolojërave në konsolat shtëpiake është e pamohueshme dhe se koleksionistët e vlerësojnë gjithnjë e më shumë vendin që zë kjo lojë në historinë e industrisë.

You Might Also Like

Sot “Black Friday”, si lindi tradita e ditës që pushtoi botën e blerjeve?

Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi

Vrapoi gjysmëmaratonën duke mbajtur një picë, synon rekord botëror të Guinnessit

Raporti i OBSH: 1 në 7 persona në botë obez, vendet angazhohen ta ulin me 5% deri në vitin 2030

Sendet e pasagjerëve të Titanikut shiten për shuma marramendëse në ankand

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alizoti: Akti normativ i qeverisë kufizon të drejtën e qytetarëve për të protestuar
Next Article “Kush ia nxori syrin Erjonit, lidhi pas kangjellave Klevin dhe i çau kafkën Evës?”, Zhupa: S’keni asnjë polic të dënuar për dhunën ndaj protestuesve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?