By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat u ndanë për nxënësit shqiptarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat u ndanë për nxënësit shqiptarë
Maqedoni

BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat u ndanë për nxënësit shqiptarë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – BDI kërkon sqarime nga Ministria e Arsimit dhe zëvendësministri Driton Sulejmani për përfaqësimin e nxënësve shqiptarë në ndarjen e bursave për vitin shkollor 2026/2027, përcjell TV21. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027, duke pretenduar se nxënësit shqiptarë janë të nënpërfaqësuar.

Sipas të dhënave që paraqet BDI-ja, nga gjithsej 817 bursa të ndara, vetëm 80 u janë akorduar nxënësve shqiptarë, që përbën më pak se 10 për qind të numrit të përgjithshëm të përfituesve.

Nga partia theksojnë se në kategorinë e nxënësve të talentuar, nga 50 bursa të ndara nuk ka përfituar asnjë nxënës shqiptar, ndërsa në kategorinë e artistëve të talentuar, vetëm katër nga gjithsej 150 bursa u janë ndarë nxënësve shqiptarë.

BDI kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe zëvendësministri Driton Sulejmani të japin sqarime për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes.

“Këto rezultate kërkojnë sqarim publik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga zëvendësministri Driton Sulejmani, i cili duhet të shpjegojë se si është siguruar trajtimi i barabartë i nxënësve dhe nëse janë analizuar kriteret, procedurat dhe rezultatet sipas përkatësisë etnike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia kërkon gjithashtu publikimin e të dhënave të plota për numrin e aplikimeve, pikët e fituara dhe përfituesit sipas kategorive, si dhe sqarimin e kritereve mbi bazën e të cilave janë ndarë bursat. BDI vlerëson se ndarja e bursave duhet të bëhet mbi kritere të drejta dhe të barabarta, ndërsa kërkon përgjegjësi institucionale dhe transparencë nga Ministria e Arsimit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A u reflektua ndryshimi i pushtetit në festat e Nëntorit?
Next Article Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?