By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Mickoski kopjon Vuçiqin dhe po e çon Maqedoninë drejt modelit serb
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Mickoski kopjon Vuçiqin dhe po e çon Maqedoninë drejt modelit serb
Maqedoni

LSDM: Mickoski kopjon Vuçiqin dhe po e çon Maqedoninë drejt modelit serb

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Mickoski nuk ka absolutisht asgjë të vetën. Ai kopjon gjithçka nga Vuçiqi. Nuk mund të bëjë asnjë veprim pa marrë diçka hua nga fushata e Vuçiqit, shefit të tij të organizatës kriminale ballkanike.

Tani po promovon masat e Vuçiqit për të rinjtë. Thotë se çiftet e martuara deri në moshën 35 vjeç nuk do të paguajnë shpenzimet komunale. Një vendim i tillë është diskriminues dhe antikushtetues. Nuk duhet të ketë kufizim moshe. Po të pamartuarit dhe beqarët deri në 35 vjeç në Maqedoni, çfarë ndodh me ta? Pse kjo ndarje? Pse përsëri një fushatë sipas modelit të Vuçiqit?

Mickoski tha se do t’i zëvendësojë të rinjtë me “punëtorë ekonomikë”. Deklaroi se duhet të importojë edhe 100.000 të tillë.

Pse pikërisht tani këto masa? A po përgatitet Mickoski për zgjedhje? Pse këto tema nga fushata e Vuçiqit? A po trokasin në derën e tij hetimet nga Hungaria dhe Serbia? Kreditë, banka, droga…

Fushata “Sy më sy” me qytetarët është një tjetër gjë e marrë nga Vuçiqi. Edhe ai kështu vepronte para zgjedhjeve.

Në Serbi Vuçiqi ra, por duket se ende sundon në Maqedoni.

Mediat e Vuçiqit ende funksionojnë. Në Serbi, REM-i ia hoqi emisionin “Kolegium” televizionit “Informer”, ndërsa në Maqedoni AVMU-ja hesht.

Në Serbi, Alta Banka është në falimentim, ndërsa në Maqedoni Mickoski po e shpëton me forcë dhe po i fsheh llogaritë dhe transaksionet.

Në Serbi planifikohet shpërbërja e BIA-s, ndërsa në Maqedoni BIA ende është në Qeveri. Stoiljkoviqi dhe ekipi i tij sundojnë.

Atje nuk ka tifozë dhe huliganë, ndërsa Maqedoninë e përfaqëson njëri prej tyre – Dušan Adamoviq, konsull nderi dhe partner biznesi në sektorin e energjisë elektrike dhe njehsorëve.

Atje arrestohen kriminelët, ndërsa në Maqedoni Mickoski e nxori Simën nga burgu që të blejë vota në Bërvenicë.

Para nuk ka. Kjo është ajo që dimë me siguri. Borxhe të reja për tenderë të rinj kriminalë. Kur të shterojnë edhe këto para, ja ku i kemi zgjedhjet.

Mafia do të kërkojë edhe katër vjet të tjera për të vjedhur. Atëherë qytetarët do ta dinë se kushdo që qëndron në shtëpi dhe nuk del të votojë, ia ka dhënë votën e tij.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Next Article Mariah Carey reagon pas shqetësimeve të fansave për gjendjen e saj gjatë koncertit: Mos besoni gjithçka që lexoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?