By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Siguria e gazetarëve është parakusht për media të lira dhe demokraci të fortë – formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Siguria e gazetarëve është parakusht për media të lira dhe demokraci të fortë – formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
Maqedoni

Toshkovski: Siguria e gazetarëve është parakusht për media të lira dhe demokraci të fortë – formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Sot në Shkup u mbajt mbledhja konstituive e Komitetit Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, me çka zyrtarisht fillon punën mekanizmi i ri ndërinstitucional për avancimin e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të mediave në Maqedoni. Komiteti është formuar me iniciativë të Qeverisë, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, me qëllim të forcimit të parandalimit, mbrojtjes dhe reagimit institucional ndaj kërcënimeve, presioneve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili theksoi se gazetaria e lirë dhe e sigurt është një nga parakushtet themelore për funksionimin e shoqërisë demokratike, në të cilën institucionet duhet të jenë të hapura ndaj pyetjeve, kritikave dhe kontrollit nga publiku.

“Gazetaria e lirë dhe e sigurt nuk është privilegj i gazetarëve, por e drejtë dhe nevojë e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët janë ata që parashtrojnë pyetje në emër të publikut, zbulojnë parregullsi, kërkojnë përgjegjësi dhe u mundësojnë qytetarëve të marrin vendime në bazë të informacioneve të sakta dhe të verifikuara. Fuqia e një institucioni nuk shihet në atë se sa lavdërohet, por në atë se sa është i gatshëm të pyetet, të kontrollohet dhe të thirret në përgjegjësi”, theksoi ministri Toshkovski.

Ai theksoi se formimi i Komitetit është pjesë e përcaktimit të Qeverisë për avancimin sistematik të lirive të mediave dhe mbrojtjes së gazetarëve, në përputhje me Rekomandimin e Këshillit të Evropës të vitit 2016, i cili përcakton katër shtyllat themelore të mekanizmave nacionalë për sigurinë e gazetarëve: parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen penale të kryerësve dhe promovimin e edukimin.

Ministri theksoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm të MPB-së me komunitetin e gazetarëve, veçanërisht me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, përmes aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe krijimit të mekanizmave për ushtrimin më të sigurt të profesionit të gazetarit. Në këtë drejtim, janë emëruar një pikë fokale nacionale dhe pika fokale lokale në të gjithë sektorët për punë të brendshme, si dhe një pikë kontakti në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe reagimit në kohë ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të raportuara.

“Sulmi ndaj një gazetari për shkak të punës së tij profesionale nuk është vetëm sulm ndaj një individi. Ai është sulm ndaj të drejtës së publikut për t’u informuar”, deklaroi Toshkovski, duke theksuar se mbrojtja e gazetarëve kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet policisë, prokurorisë, institucioneve gjyqësore dhe organizatave të gazetarëve.

Për kryetar të Komitetit Nacional është caktuar ndihmësministri për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike pranë MPB-së, Muhamed Ismaili, i cili njëkohësisht është edhe pika fokale nacionale e Këshillit të Evropës për sigurinë e gazetarëve.

Në fjalimin e tij, Ismaili shpjegoi arsyet për formimin e Komitetit, organizimin e tij, kompetencat dhe aktivitetet e ardhshme, duke theksuar se bëhet fjalë për një trup koordinues që do të bashkojë institucionet përgjegjëse për sigurinë, drejtësinë dhe mediat me përfaqësuesit e komunitetit të gazetarëve.

Në përbërjen e Komitetit janë përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Transformimit Digjital, Prokurorisë Publike, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Radiotelevizionit të Maqedonisë, Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave.

Detyra e tij themelore do të jetë avancimi i koordinimit ndërinstitucional, përcjellja e gjendjes me kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, nxitja e shkëmbimit të informacioneve dhe propozimi i masave për përmirësimin e mekanizmave ekzistues të mbrojtjes, pa ndërhyrë në kompetencat ligjore të policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

“Nuk duam të krijojmë një mekanizëm në të cilin institucionet do të bisedojnë me veten për sigurinë e gazetarëve. Duam një mekanizëm në të cilin gazetarët do ta kenë zërin e tyre, ndërsa institucionet do ta kenë obligim ta dëgjojnë atë zë”, theksoi Ismaili.

Ai theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë përgatitja dhe zbatimi i Planit Nacional të Veprimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, i cili duhet t’i shndërrojë qëllimet e përcaktuara në aktivitete konkrete, me kompetenca, afate dhe rezultate të matshme të përcaktuara qartë.

Ndër aktivitetet prioritare janë avancimi i procedurave për raportimin e kërcënimeve dhe vlerësimin e rrezikut, përmirësimi i koordinimit ndërmjet policisë dhe prokurorisë, trajnimet e specializuara për institucionet, forcimi i kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve online dhe provave digjitale, si dhe përmirësimi i evidencave dhe përcjellja e veprimeve institucionale.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së gazetareve nga ngacmimet me bazë gjinore, sigurisë së gazetarëve hulumtues, lokalë dhe të pavarur, si dhe parandalimit të keqpërdorimit të procedurave gjyqësore përmes të ashtuquajturave padi SLAPP, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe heshtjen e gazetarëve.

“Qëllimi ynë nuk është të krijojmë një sistem në të cilin gazetarët do të duhet të kërkojnë guxim të veçantë për ta thënë të vërtetën, por një sistem në të cilin do të mund ta kryejnë punën e tyre lirshëm, profesionalisht dhe pa frikë”, deklaroi Ismaili.

Formimi i Komitetit Nacional është pjesë e aktiviteteve më të gjera që realizohen me mbështetjen e Këshillit të Evropës, veçanërisht përmes fushatës evropiane “Gazetarët kanë rëndësi” (Journalists Matter), si dhe përmes programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mediave.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me komunitetin e gazetarëve dhe institucionet kompetente, me qëllim të krijimit të një sistemi funksional, të qëndrueshëm dhe efikas për mbrojtjen e gazetarëve.

Qëllimi përfundimtar është që çdo gazetar të mund ta kryejë lirshëm dhe në mënyrë të sigurt punën e tij profesionale, ndërsa çdo kërcënim apo sulm të marrë përgjigje institucionale në kohë dhe në mënyrë adekuate.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Shattered Bob”, prerja e shkurtër që po bëhet trendi i flokëve këtë vjeshtë
Next Article Mickoski: Fitorja më e madhe e shoqërisë është që çdo fëmijë të ketë mundësinë të fitojë në jetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?