By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kosova blen gati 700 milionë euro mallra vetëm për një muaj, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Kosova blen gati 700 milionë euro mallra vetëm për një muaj, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro
Kosovë

​Kosova blen gati 700 milionë euro mallra vetëm për një muaj, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro

admin
Last updated: 28/11/2026 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 699,3 milionë eurosh gjatë tetorit 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në vetëm 124,2 milionë euro.
Sipas raportit të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar ka arritur në 575,1 milionë euro, duke shënuar rritje prej 8,5% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kur ishte 530 milionë euro.

Megjithatë, eksportet kanë shënuar rritje të konsiderueshme prej 35,3%, ndërsa importet janë rritur për 12,5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Të dhënat tregojnë se eksportet mbulojnë vetëm 17,8% të importeve, duke dëshmuar se Kosova vazhdon të ketë varësi të lartë nga mallrat e importuara.

Sa u përket produkteve që Kosova eksporton më së shumti, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë 23,3% të eksporteve, të ndjekura nga produktet minerale me 20,6%, plastika dhe goma me 10,7%, si dhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 8,7%.

Në anën tjetër, produktet minerale përbëjnë 18,6% të importeve, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike 12,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 11,5%, ndërsa mjetet e transportit 11%.

Shqipëria, partneri kryesor i Kosovës për eksporte në rajon

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-s kanë arritur në 65,9 milionë euro, duke përbërë 53,1% të eksporteve të përgjithshme.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, eksportet drejt këtyre vendeve janë rritur për 66,4%.

Shqipëria renditet e para ndër partnerët e CEFTA-s për eksportet e Kosovës, me 28,7% të eksporteve të përgjithshme, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 11,4%, Serbia me 6,7% dhe Mali i Zi me 4,2%.

Ndërkohë, importet nga vendet e CEFTA-s kanë arritur në 84,7 milionë euro, me rritje prej 12,3%.

Gjermania dhe Kina ndër partnerët kryesorë tregtarë

Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian kanë arritur në 35,3 milionë euro, ose 28,5% të eksporteve të përgjithshme.

Gjermania është partneri kryesor i Kosovës për eksporte në BE, me 9,5% të totalit, e ndjekur nga Holanda me 2,9% dhe Italia me 2,2%.

Ndërkaq, importet nga Bashkimi Evropian kanë arritur në 283,6 milionë euro, duke përbërë 40,6% të importeve të përgjithshme.

Nga vendet e BE-së, Kosova ka importuar më së shumti nga Gjermania, me 12,8% të importeve të përgjithshme, Greqia me 5,7% dhe Italia me 4,5%.

Në grupin e vendeve të tjera, Kina zë vendin kryesor për importe me 15,5% të totalit, e ndjekur nga Turqia me 10,6%.

Mund të lexoni edhe grafikonin: Imporetet dhe eksportet e Kosovës gjatë muajve janar-tetor 2026 dhe krahasimi me periudhën e njëjtë janar-tetor 2025

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën
Next Article Ismaili merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone në Romë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?