By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është plotësisht pjesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është plotësisht pjesë
Shqipëri

Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është plotësisht pjesë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në diskutimin me Miqtë e Ballkanit Perëndimor, organizuar në Athinë me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, George Gerapetritis, me fokus ruajtjen dhe forcimin e momentit të ri politik të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit, ministri Hoxha theksoi rëndësinë strategjike që ka marrë zgjerimi në kontekstin aktual evropian, duke nënvizuar se ai nuk mund të shihet më vetëm si një proces konvergjence mes vendeve kandidate dhe Bashkimit Evropian.

“Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës”, u shpreh Hoxha.

Duke iu referuar ecurisë së procesit të integrimit evropian, Hoxha vuri në dukje ndryshimin e rëndësishëm që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit, pas një periudhe të gjatë pritjeje që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003.

“Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij”, deklaroi ai.

Në këtë kontekst, Hoxha riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat, për të ruajtur ritmin e negociatave dhe për ta përkthyer momentin politik në rezultate konkrete në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Një vëmendje të veçantë Hoxha i kushtoi besueshmërisë së procesit të zgjerimit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë të vendeve kandidate dhe Bashkimit Evropian për të ruajtur dinamikën aktuale.

“Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjet me rezultate progresit të arritur”, theksoi Hoxha, duke shtuar se një perspektivë evropiane e besueshme përshpejton reformat, ndërsa dobësimi i saj rrezikon të ngadalësojë procesin.

Në përfundim, ministri Hoxha nënvizoi se ruajtja e momentit aktual të zgjerimit kërkon angazhim të vazhdueshëm, vendimmarrje dhe rezultate nga të dyja palët.

“Një Evropë më e fortë ka nevojë për zgjerimin. Dhe zgjerimi ka nevojë për besueshmëri, kurajë dhe rezultate”, përfundoi ai.

Ministri Hoxha falënderoi homologun grek, George Gerapetritis, për mikpritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe për mundësinë e shkëmbimit të pikëpamjeve mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Licencimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë, Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale
Next Article Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?