By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Licencimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë, Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Licencimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë, Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale
Shqipëri

Licencimi i profesionistëve të rinj të shëndetësisë, Provimi i Shtetit menjëherë pas praktikës profesionale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:02
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 nëntor, Argument – Përmirësimi i formimit praktik dhe lehtësimi i procedurave administrative për profesionistët e ardhshëm të shëndetësisë janë në fokus të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro patën një takim me studentë të Fakultetit të Infermierisë, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draccini, si dhe përfaqësues të këtij Universiteti në vijim të ndryshimeve të rregullores së praktikës profesionale që lehtësojnë procedurat administrative dhe u japin mundësi studentëve që pas kryerjes së praktikës profesionale, të hyjnë menjëherë në Provimin e Shtetit.

Gjatë takimit, studentët vlerësuan thjeshtimin e procedurave dhe ndanë propozimet e tyre për lehtësimin e kalimit nga formimi akademik në ushtrimin e profesionit.

Ministrja Spahiu theksoi se kjo nismë është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të vazhdueshëm me studentët, për të adresuar shqetësimet e tyre dhe për të forcuar përgatitjen profesionale.

“Me nismën më të re të cilën ne e realizuam së bashku, mendoj që është vetëm fillimi i një pune, të cilën do ta çojmë përpara për të adresuar jo vetëm shqetësime, por për të gjetur rrugën e bashkëpunimit, në mënyrë që jo vetëm të pajiseni me një diplomë e cila ju konfirmon që ju jeni në shërbim si infermier, por gjatë gjithë praktikës suaj, pra gjatë formimit edhe shkencor, por edhe praktik, ju të arrini të merrni njohuritë maksimale, edhe teorike, edhe praktike”, u shpreh ministrja Spahiu.

Duke vlerësuar rolin e profesionistëve të rinj në forcimin e sistemit shëndetësor, ministrja Spahiu nënvizoi angazhimin për zgjerimin e mundësive të praktikës profesionale në spitalet universitare, si dhe nxitjen e punësimit të tyre në qytetet ku jetojnë, veçanërisht në zonat me nevoja për personel mjekësor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se ky ndryshim reflekton kërkesat e vetë studentëve të cilat janë dëgjuar dhe është punuar për t’u dhënë zgjidhje ligjore.

“Duke qëmtuar të gjithë hapat që ju duhen për t’u futur në profesion, që nga momenti që jeni futur në konkurs dhe keni aplikuar për në universitet përmes sistemit të brendshëm të universiteteve, tek rregullat për të ndjekur praktikën profesionale dhe më tej provimit të licencës që ju jep mundësinë ligjore dhe garancinë për t’u futur në tregun profesional, patëm një kërkesë edhe nga kolegët tuaj të të gjitha profileve që kishin përfunduar praktikën profesionale dhe po bëheshin gati për provimin e shtetit për të hequr hallkën e provimit të vlerësimit të ndërmjetëm”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “për t’ua lehtësuar të gjithë profileve këtë momentin e provimit të ndërmjetëm, me një urdhër të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësië dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministrisë së Arsimit, vendosëm këtë derregullim që lehtëson procedurat burokratike në profesione të ndryshme dhe kjo ju shërben ju”.

Një tjetër prioritet i përbashkët i dy ministrive është rritja e numrit të kuotave të specializimit për mjekët e rinj, të financuara nga shteti, për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shërbimit shëndetësor.

Eliminimi i provimit të ndërmjetëm shënon një hap konkret në reduktimin e barrierave administrative, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional do të vijojë me masa të tjera për përmirësimin e formimit, lehtësimin e punësimit dhe mbështetjen e brezit të ri të profesionistëve të shëndetësisë.

Mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë, pas përfundimit të praktikës profesionale, do të mund të vijojnë drejtpërdrejt me provimin e shtetit.

Nga ky ndryshim përfitojnë edhe kandidatët që e kanë përfunduar tashmë praktikën, por kanë mbetur në pritje të procedurave të vlerësimit, falë dispozitave kalimtare që parashikojnë përfshirjen e tyre në rregullat e reja.

Në fund të takimit, të dy ministret shprehën angazhimin për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave administrative për studentët me qëllim përfshirjen e tyre në projekte universitare dhe profesionale.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërron jetë ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi, mesazhe ngushëllimi
Next Article Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është plotësisht pjesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?