By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen
Bota

Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

admin
Last updated: 28/11/2026 14:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 23 nëntor, Argument – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi sot për shtimin e aktiviteteve armiqësore, që synojnë vendet anëtare të Aleancës, duke përmendur sabotimet, sulmet kibernetike, incidentet në hapësirën ajrore dhe kërcënimet ndaj transportit detar, sipas “Anadolu”.

Gjatë fjalimit në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Rutte theksoi se aleatët duhet të reagojnë me vendosmëri dhe të tregojnë lidership përballë sfidave të reja të sigurisë.

Ai përmendi disa forma të kërcënimeve, duke përfshirë sulmet me zjarrvënie ndaj fabrikave, përdorimin e dronëve për të penguar funksionimin e aeroporteve, sabotimin e hekurudhave, sulmet ndaj anijeve tregtare dhe sulmet e vazhdueshme kibernetike.

Rutte iu referua gjithashtu incidentit të rrezikshëm në Poloni të premten e kaluar dhe zhvillimeve serioze të javëve të fundit në Detin e Zi.

Ai tha se NATO po punon me Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë për të trajtuar këto kërcënime.

“E gjithë kjo po ndodh tani dhe nuk do të zhduket së shpejti”, paralajmëroi Rutte, duke nënvizuar se të gjitha vendet aleate, janë të ekspozuara ndaj këtyre rreziqeve.

Sipas tij, infrastruktura e vendeve anëtare është e ndërlidhur dhe kërcënimet ndaj tubacioneve, kabllove, rrjeteve energjetike dhe ekonomive, prekin sigurinë e të gjithë Aleancës.

“Ne të gjithë jemi objektiv i këtyre kërcënimeve dhe të gjithë preken prej tyre”, theksoi ai.

Kreu i NATO-s u bëri thirrje aleatëve të rrisin investimet në mbrojtje dhe të përshpejtojnë përmbushjen e angazhimeve për shpenzimet ushtarake.

Ai nënvizoi se vendet anëtare duhet të nisin veprimet që tani, dhe jo të presin deri në vitin 2035, kur synohet përmbushja e objektivave të përcaktuara në samitin e Hagës.

Rutte kërkoi gjithashtu rritjen e prodhimit industrial të pajisjeve ushtarake, veçanërisht të sistemeve të mbrojtjes ajrore, dronëve, teknologjive kundër dronëve dhe kapaciteteve për goditje me precizion në distanca të largëta.

Ai bëri të ditur se NATO po shënon përparim në prodhimin e municioneve dhe se Aleanca parashikon të ketë kapacitetin, për të prodhuar rreth katër milionë predha artilerie në vitin e ardhshëm, pothuajse dyfishin e nivelit të vitit 2025.

Duke folur për Ukrainën, Rutte theksoi se mbështetja ushtarake për Kievin, duhet të vazhdojë, veçanërisht për furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione.

Ai tha se kjo ndihmon Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse, por njëkohësisht forcon pozicionin e saj, në çdo negociatë të ardhshme me Moskën.

“Ne duhet t’i tregojmë Putinit se përpjekjet e tij për të dobësuar mbështetjen tonë do të dështojnë”, u shpreh Rutte.

Në përfundim, ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë së shoqërive të vendeve aleate ndaj sabotimeve dhe sulmeve kundër infrastrukturës kritike, duke theksuar se qytetarët duhet të kenë besim se shërbimet jetike, energjia, spitalet, transporti dhe komunikimet do të vazhdojnë të funksionojnë edhe përballë kërcënimeve.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha në Athinë: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është plotësisht pjesë
Next Article Rreth 50 mijë protestues kundër masave shtrënguese, kriza buxhetore vë në vështirësi qeverinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?