By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kina pas sulmit kibernetik”, ekspertët e BE: Sistemi ende i rrezikuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Kina pas sulmit kibernetik”, ekspertët e BE: Sistemi ende i rrezikuar
Bota

“Kina pas sulmit kibernetik”, ekspertët e BE: Sistemi ende i rrezikuar

admin
Last updated: 28/11/2026 14:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 23 nëntor, Argument – Komisioni Evropian dyshon se sulmi kibernetik në shkallë të gjerë, që ende po përhapet në sistemet e tij elektronike, mban firmën e një rrjeti hakerash të mbështetur nga Kina.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime në dijeni të çështjes, sipas të cilave emri i koduar i autorëve të sulmit është “Panda”.

Në komunitetin e sigurisë kibernetike, emri i kafshës përdoret për të lidhur aktorët kërcënues me shtetet që i sponsorizojnë, në këtë rast Kina.

Më 22 tetor, departamenti i teknologjisë dhe informacionit në Komisionin Evropian konstatoi praninë e një aktori dashakeq në rrjetet e brendshme.

Rreth një muaj më pas nisi dhe sulmi, me organin ekzekutiv të BE-së që duhet ende të frenojë përhapjen e virusit dhe që ditën e shtunë u detyrua të kalonte në gjendjen offline website-n e Akademisë së BE-së.

Akademia e BE-së është një platformë online që u ofron zhvillim profesional dhe të specializuar të rinjve.

“Incidenti është ende nën hetim. Aksesi publik tek platforma është çaktivizuar dhe masat për të frenuar apo zbutur impaktin e incidentit janë marrë, përfshirë zbatimin e kontrolleve zbuluese e parandaluese”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.

Nga ana e tij, Komisioni ka konfirmuar një rrjedhje të emrave dhe adresave të email-it dhe ka paralajmëruar përdoruesit për sulme të mëtejshme ndaj të dhënave personale.

Ekspertët e sigurisë kibernetike të BE-së nuk kanë konfirmuar vjedhjen e të dhënave mbi stafin e Komisionit, edhe pse aplikacione të ndryshme të brendshme kaluan offline për motive sigurie.

Ata kanë shtuar se aktori i sponsorizuar nga Kina nuk po vinte në shënjestër sisteme apo individë të caktuar, por donte të testonte se sa thellë mund të komprometonte rrjetin e Komisionit.

Dyshimet sugjerojnë për një lidhje të hakerave me shërbimet kineze të sigurisë, bazuar në sofistikimin e sulmit dhe në përdorimin e ARTEX, një mjet elektronik i prodhimit kinez që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar cënueshmëritë e sistemeve.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raporti i OBSH: 1 në 7 persona në botë obez, vendet angazhohen ta ulin me 5% deri në vitin 2030
Next Article Politico: Evropa e ka humbur vendin e saj në tryezën e bisedimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?