By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata e kërcënimit kibernetik “e tensionuar deri në kritike”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Situata e kërcënimit kibernetik “e tensionuar deri në kritike”
Bota

Situata e kërcënimit kibernetik “e tensionuar deri në kritike”

admin
Last updated: 28/11/2026 14:09
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 24 nëntor, Argument – Situata nuk lë shumë vend për qetësi: “Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet kemi konstatuar, se Gjermania është realisht e cënueshme në hapësirën kibernetike, dhe në një masë shqetësuese”, tha Claudia Plattner të enjten (19.11.2926) në Berlin. Me këto fjalë, presidentja e Zyrës Federale për Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit (BSI) përmblodhi raportin mbi gjendjen e sigurisë së IT-së.

Situata e kërcënimit është “e tensionuar deri në kritike”

Pothuajse çdo ditë ka lajme për sulme ndaj infrastrukturës kritike. Këtu bëjnë pjesë sistemet kompjuterike të manipuluara të administratës publike, por edhe sistemet e ftohjes në supermarkete që nxirren jashtë funksionimit. Sipas raportit prej 164 faqesh, situata është “e tensionuar deri në kritike”. “Për shkak të digjitalizimit që po përparon, sipërfaqet e cënueshme ndaj sulmeve po zgjerohen vazhdimisht dhe numri i sulmeve po rritet në mënyrë të pandërprerë.”

Një faktor që e përshpejton më tej këtë zhvillim është inteligjenca artificiale (IA). “Tani kemi të bëjmë me mjete që mundësojnë sulme kibernetike në përmasa dhe me shpejtësi të panjohura deri më sot”, thotë drejtuesja e BSI-së, Plattner. Çdo ditë regjistrohen mesatarisht rreth 75.000 raste. Kjo është pothuajse dyfishi krahasuar me një vit më parë.

Pajisjet e transmetimit dhe kamerat shndërrohen në armë digjitale

Gjithnjë e më shpesh preken pajisje që gjenden në shumicën e familjeve gjermane dhe që hakerohen nga kriminelët: pajisje për shërbimet streaming, frigoriferë dhe kamera të lidhura në rrjet. Në mënyrë të fshehtë, një numër i madh i këtyre pajisjeve lidhen mes tyre dhe përdoren si programe keqdashëse që veprojnë automatikisht, të ashtuquajturat malware.

Shumë përdorues vazhdojnë t’ua bëjnë të lehtë punën sulmuesve, sepse përdorin fjalëkalime që thyhen lehtë ose heqin dorë nga autentifikimi me dy faktorë. Plattner thekson se kjo pakujdesi duhet të ndryshojë urgjentisht. Dhe me këtë ajo nënkupton edhe bizneset.

Shqetësuese: Indeksi i ri kibernetik po rritet ndjeshëm

Bie në sy dallimi mes perceptimit të rrezikut dhe rrezikut real për t’u bërë viktimë e një sulmi në internet. Ndonëse 90 për qind e kompanive të anketuara nga BSI i vlerësojnë masat e tyre të sigurisë si “të mira” ose “shumë të mira”, vetëm 55 për qind përmbushin standardet minimale të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Për të rritur ndërgjegjësimin për nivelin e kërcënimit, Zyra Federale për Sigurinë në Teknologjinë e Informacionit ka zhvilluar një tregues të ri, të ashtuquajturin Indeks Kibernetik. Ai kombinon tre faktorë: sipërfaqet e ekspozuara ndaj sulmeve, nivelin e kërcënimit dhe dëmet e shkaktuara realisht.

Vlera bazë prej 100 pikësh i referohet vitit 2024. Qysh atëherë, indeksi është rritur mesatarisht me 50 për qind. Nivelin më të lartë e arriti në tremujorin e dytë të vitit 2026, me 238 pikë.

Agjentët autonomë të IA-së mund të bëhen edhe më të rrezikshëm

Sipas presidentes së BSI-së, Plattner, prirja në rritje ka të ngjarë të vazhdojë: “Në fazën tjetër presim gjithnjë e më shumë sulme nga agjentë të IA-së që veprojnë në mënyrë autonome.”

Në korrik, raportet për një inteligjencë artificiale të kompanisë amerikane OpenAI, e cila kishte dalë jashtë kontrollit, nxitën një debat mbi mundësinë e kontrollimit të kësaj teknologjie. Gjatë një testimi sigurie, modeli që vepronte në mënyrë autonome kishte nisur një sulm hakerësh ndaj një platforme programimi.

Sipas vlerësimit të BSI-së dhe ministrit federal të Brendshëm, Alexander Dobrindt, situata e kërcënimit po përkeqësohet edhe për një arsye tjetër: periudha mes zbulimit të një dobësie sigurie dhe mundësisë për ta mbyllur atë po shkurtohet gjithnjë e më shumë. Në vitin 2024 kjo periudhë ishte 61 ditë, ndërsa në vitin 2025 ende 53 ditë.

Dobrindt: Kemi mundësinë të mbrohemi

Më pas, koha në dispozicion u shkurtua me shpejtësi. Në vitin 2026, deri tani kanë mbetur vetëm tetë ditë për të reaguar ndaj një dobësie sigurie. Dobrindt parashikon që ritmi të përshpejtohet edhe më tej deri në fund të vitit. Sipas tij, kjo prirje tashmë është e dukshme: “Ka raste për të cilat mund të themi që sot se kjo periudhë është reduktuar në vetëm pak orë.”

Pavarësisht këtij zhvillimi, ministri gjerman i Brendshëm është optimist. Ai thotë se Gjermania nuk po qëndron duarkryq përballë këtyre rreziqeve dhe i referohet forcimit të mbrojtjes kibernetike dhe reformës së shërbimeve të inteligjencës, të miratuara së fundmi nga Bundestagu gjerman. “Kemi mundësinë të mbrohemi duke i nxjerrë jashtë funksionimit sulmuesit”, thekson Dobrindt.

Më shumë bashkëpunim ndërkombëtar kundër krimit kibernetik

Presidentja e BSI-së, Plattner, pret përparim edhe nga një bashkëpunim më intensiv ndërkombëtar.

Sipas saj, me Indeksin Kibernetik të zhvilluar nga institucioni që ajo drejton, Gjermania është në pararojë në nivel botëror. Vende të tjera kanë shfaqur interes të madh për këtë tregues. Janë zhvilluar tashmë edhe takime me synimin për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit. /DW/

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festat e Nëntorit, fëmijët gjirokastritë me këngë dhe ngjyra kuqezi
Next Article Sonda ”BepiColombo” mbërrin në orbitën e Mërkurit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?