By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre
Sport

Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

admin
Last updated: 28/11/2026 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tifozët e skuadrës suedeze Djurgarden festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të tyre dhe disfatën e ekipit, në një ngjarje të pazakontë të dielën.

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parafundit e Allsvenskanit, elitës së futbollit suedez, ku Djurgarden u përball me Sirius në Uppsala.

Ndeshja e xhiros së 29-të kishte rëndësi të madhe për garën e titullit, pasi Sirius para këtij takimi ishte me pikë të barabarta me Hammarbyn, që të hënën do të luajë kundër Goteborgut.

Djurgarden renditet në vendin e tretë dhe ende ka gjasa të mira për të siguruar një vend në garat evropiane, por nuk është pjesë e garës për titull.

Megjithatë, në një situatë të pazakontë, tifozët e Djurgardenit dëshironin që skuadra e tyre të humbiste, pasi Sirius është në garë për titull me rivalin e tyre të përbetuar, Hammarby.

Dy skuadrat nga Stokholmi ndajnë të njëjtin stadium, por kjo nuk e ka zbutur aspak rivalitetin dhe armiqësinë mes tifozërive të tyre.

Kjo u dëshmua edhe kur tifozët e Djurgardenit festuan humbjen e penalltisë nga njëri prej lojtarëve të ekipit të tyre. Kristian Lien, golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me një tjetër futbollist, kishte mundësinë t’i jepte epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 11-të, pasi Djurgardeni fitoi një penallti.

Në kushte të vështira atmosferike, me borën që rrezikonte edhe ndërprerjen e ndeshjes, 25-vjeçari e dërgoi topin jashtë portës. Tifozët mysafirë që ndodheshin pas portës e pritën këtë gabim me brohoritje dhe festë.

Lien, ndërkohë, i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se e kishte humbur penalltinë qëllimisht.

Tifozët e Djurgardenit festuan sikur skuadra e tyre të kishte shënuar gol, duke dëshmuar se dëshira për ta parë rivalin e tyre të përbetuar të humbiste pikë ishte më e madhe sesa dëshira për fitoren e ekipit të tyre.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI realizon atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!
Next Article Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?