By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI realizon atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI realizon atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!
MaqedoniTOP LAJM

BDI realizon atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!

admin
Last updated: 28/11/2026 14:11
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Këshilltarët e AKI-së në Komunën e Butelit kanë njoftuar se në tabelën hyrëse të Mega Parkut është vendosur edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe, pas reagimeve dhe kërkesave të vazhdueshme drejtuar institucioneve. Ata akuzojnë Komunën e Butelit dhe Qytetin e Shkupit se kanë injoruar detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në hapësirat publike

Shkup, 24 nëntor – Pas polemikave dhe reagimeve të shumta për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën hyrëse të Mega Parkut në Butel, këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në këtë komunë kanë njoftuar se mbishkrimi është vendosur edhe në shqip. Në një konferencë për shtyp të mbajtur pranë parkut, ata deklaruan se ky veprim është ndërmarrë pasi institucionet përgjegjëse, përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë vepruar për respektimin e dygjuhësisë. Sipas përfaqësuesve të AKI-së, çështja e mungesës së shqipes në tabelën e parkut është ngritur disa herë në opinionin publik, në rrjetet sociale dhe në seancat e Këshillit të Komunës së Butelit. Ata theksuan se i janë drejtuar edhe Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, por, sipas tyre, kërkesat nuk kanë marrë përgjigjen e duhur institucionale.

“Për këtë çështje kemi reaguar vazhdimisht, përmes mediave, rrjeteve sociale, në seancë të Këshillit të Komunës së Butelit dhe me kërkesa drejtuar Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Megjithatë, deri tani institucionet përgjegjëse nuk i morën parasysh kërkesat tona për respektimin e dygjuhësisë”, deklaruan këshilltarët e AKI-së.

Ata thanë se, përballë kësaj situate, është ndërmarrë një veprim konkret për vendosjen e mbishkrimit në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se një gjë e tillë është dashur të realizohej nga vetë institucionet që kanë përgjegjësi për hapësirën publike. “Atë që e bënë qytetarët, në fakt, duhej ta bënin Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit. Dhe shtrohet një pyetje e thjeshtë: Pse duhej të krijohej gjithë kjo situatë? Pse duhej të arrihej deri te ky veprim, kur gjithçka mund të zgjidhej në mënyrën më të thjeshtë dhe institucionale, pa nxitur ndarje, pa diskriminuar dhe pa cenuar ndjenjat e asnjë qytetari?”, u shprehën përfaqësuesit e AKI-së.

Gjatë konferencës për shtyp, këshilltarët iu referuan dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke argumentuar se vendosja e mbishkrimit në shqip nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor. Ata përmendën nenin 1, paragrafin 3, i cili përcakton përdorimin zyrtar të gjuhës që flitet nga të paktën 20 për qind e qytetarëve në njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe nenin 16, që rregullon përdorimin e gjuhëve në emërtimet e rrugëve, shesheve, parqeve dhe objekteve të tjera infrastrukturore. Sipas AKI-së, institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për mosvendosjen e mbishkrimit në shqip që në fillim.

“Jemi të bindur se respektimi i gjuhës shqipe nuk i merr asgjë askujt. Përkundrazi, ai u jep të gjithëve atë që u takon dhe dëshmon se bashkëjetesa ndërtohet mbi barazinë, respektin dhe zbatimin e ligjit”, theksuan këshilltarët.

Ata insistuan se respektimi i gjuhës shqipe në hapësirat publike nuk duhet të trajtohet si çështje përplasjesh politike, por si pjesë e funksionimit të institucioneve në një shoqëri shumetnike.

Në konferencën për shtyp nuk munguan as kritikat e drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të pushtetit lokal, përkatësisht kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski. “Orce dhe Darko, kjo është tabela që duhej të ishte vendosur që në fillim! Kjo është tabela që respekton ligjin, barazinë dhe qytetarët. Jo ajo që ju e vendosët dhe e promovuat, duke anashkaluar gjuhën shqipe”, deklaruan përfaqësuesit e AKI-së. Ata u bënë thirrje dy kryetarëve që tabelën e re ta marrin si shembull për veprimet e ardhshme institucionale dhe të mos lejojnë përsëritjen e situatave të ngjashme.

“Merreni këtë tabelë si shembull për të gjitha veprimet tuaja të ardhshme, sepse respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor”, theksuan ata. Në fund, këshilltarët e AKI-së porositën se bashkëjetesa dhe respekti ndërmjet bashkësive nuk mund të ndërtohen vetëm përmes deklaratave politike, por kërkojnë veprime konkrete nga institucionet. “Respekti nuk dëshmohet me fjalë, por me vepra. Kështu dëshmohet respekti për bashkëjetesën, Darko! Është koha për reflektim dhe veprim!”./Koha.mk

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi
Next Article Skena të pabesueshme në Suedi: Tifozët festojnë penalltinë e humbur nga lojtari i skuadrës së tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?