By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SMS të rreme për borxhe parkimi, qytetarëve u kërkohet pagesë prej 20 mijë denarësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SMS të rreme për borxhe parkimi, qytetarëve u kërkohet pagesë prej 20 mijë denarësh
Maqedoni

SMS të rreme për borxhe parkimi, qytetarëve u kërkohet pagesë prej 20 mijë denarësh

admin
Last updated: 28/11/2026 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëron për SMS-mesazhe të rreme, përmes të cilave dërgues të panjohur keqpërdorin emrin e ndërmarrjes, duke i njoftuar qytetarët për gjoja detyrime të papaguara për parkim dhe duke i drejtuar në faqe të rreme interneti për kryerjen e pagesave.

Në mesazhe përmenden edhe kërcënime me gjoba prej të paktën 20.000 denarësh, si dhe pezullim të regjistrimit të automjetit në rast se nuk kryhet pagesa.

Nga ndërmarrja informojnë se mesazhet nuk janë dërguar nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe se bëhet fjalë për një tentim mashtrimi në internet (phishing), përmes keqpërdorimit të emrit të ndërmarrjes.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen këtyre mesazheve, të mos hapin lidhjet, të mos vendosin të dhëna personale apo të kartelave bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes tyre.

“Nëse qytetarët tashmë kanë vendosur të dhënat e kartelës së pagesës ose kanë kryer ndonjë pagesë, duhet menjëherë të kontaktojnë bankën e tyre dhe ta denoncojnë rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për të kontrolluar detyrimet eventuale për parkim, nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” i udhëzojnë qytetarët që të përdorin ekskluzivisht kanalet zyrtare të ndërmarrjes: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike info@poc.mk ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.

Nga ndërmarrja apelojnë për kujdes të shtuar, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme financiare dhe keqpërdorimit të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takohen komandanti i FSK-së dhe ai i Akademisë së Forcave të Shqipërisë, flasim për bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive
Next Article Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, socialistët votojnë pro largimit – emrat e dy deputetëve që abstenuan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?