By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi për rastin “Puls”: Sot do të dëshmojnë një e punësuar në diskotekë dhe një piroteknik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon gjykimi për rastin “Puls”: Sot do të dëshmojnë një e punësuar në diskotekë dhe një piroteknik
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Puls”: Sot do të dëshmojnë një e punësuar në diskotekë dhe një piroteknik

admin
Last updated: 28/11/2026 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntopr, Zhurnal.mk – Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan pritet të vazhdojë sot në sallën gjyqësore të burgut “Idrizovë”, pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Për seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarit të parë, Dejan Jovanov, ka paralajmëruar dëshminë e disa personave, ndër të cilët një e punësuar në diskotekë, një piroteknik i angazhuar nga objekti, një bashkëpunëtor i grupit muzikor DNK, një hotelier nga Gjevgjelia, një i punësuar në shërbimin zjarrfikës, si dhe persona të përfshirë në rregullimin e brendshëm dhe funksionimin e hershëm të “Puls”.

Në seancën e mëparshme dëshmoi Magdalena Jovanova, vajza e të akuzuarit të parë, e cila deklaroi se në diskotekë kishte aparate kundër zjarrit pranë hyrjes kryesore, skenës dhe bareve, ndriçim emergjent pranë disa daljeve dhe dalje të shënuara. Ajo shtoi se piroteknika ishte përdorur edhe në ngjarje të mëparshme dhe se gjatë vizitave të saj shpesh kishte vërejtur kontrolle policore në hyrje, dalje dhe të letërnjoftimeve të mysafirëve.

Para gjykatës dëshmoi edhe marangozi Sashko Zafirov, i cili, sipas një angazhimi verbal nga Jovanov, kishte kryer punime të brendshme në vitet 2012 dhe 2024. Ai kishte vendosur panele druri mbi konstruksione metalike të përgatitura më parë dhe kishte bërë rregullime në ndarëset e lokalit në vitin 2024, duke theksuar se atëherë nuk kishte pasur ndërhyrje në konstruksionin e kulmit.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorësh publikë. Gjykimi nisi më 19 nëntor 2025, tetë muaj pas zjarrit tragjik të 16 marsit 2025 gjatë performancës së grupit DNK, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, socialistët votojnë pro largimit – emrat e dy deputetëve që abstenuan
Next Article U kritikua ashpër për deklaratat ndaj Musialës, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?